E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugorët e Tiranës bllokojnë 114 leje qarkullimi

09/10/2009  Vendosen 1566 gjoba me vlerë financiare 1. 925 000 lekë

Ulet numri i aksidenteve, problem trafiku

TIRANE- Policia Rrugore ka ndëshkuar ditën e djeshme 414 shoferë, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative duke u bllokuar atyre lejet e qarkullimit. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se rrugorët do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Gjithashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Gjatë zbatimit të këtij plani në teren vetëm ditën e djeshme në qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur në total 1566 gjoba me vlerë 1. 925 000 lekë, ndërsa janë pezulluar 6 leje drejtimi. Në sajë të rritjes së prezencës së policisë në rrugë kontrolleve të shuma të ushtruara, do të vazhdojnë në vijimësi, për zbatimin e detyrave që lidhen me Programin e Punës të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit “Për rritjen e sigurisë rrugore për vitin 2009”, si dhe Programin e Punës e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, me objekt forcimin e masave ndaj kundërvajtësve me synim uljen e ngjarjeve aksidentale dhe pasojave të tyre.

E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›