Filluan manovrat në Gadishullin e Koresë
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut filluan manovra të mëdha ushtarako-detare, për të cilat Koreja e Veriut ka kërcënuar se mund të çojnë në një “luftë të shenjtë”, duke u kërcënuar madje edhe me përdorim të armëve bërthamore.
Manovrat e koduara me emrin "Invincible Spirit," do të vazhdojnë deri të mërkurën me pjesëmarrjen e rreth 8 mijë ushtarëve jug-koreanë dhe amerikane, 20 anijeve dhe nëndetëseve dhe 200 aeroplanëve, duke përfshirë aeroplanmbajtësen bërthamore amerikane George Washington.
Komisioni i Mbrojtjes i Koresë Veriore u kërcënua të shtunën se do të ndërmarrë një “luftë të shenjtë” kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut, nëse këto dy vende nuk i anulojnë manovrat në Detin e Japonisë.
Manovrat e tanishme dhe kërcënimi i Veriut vijnë pas incidentit të muajit mars, kur si pasojë e fundosjes të një anijeje të Koresë së Jugut human jetën 46 marinarë.
Një hetim ndërkombëtar arriti në përfundimin se anija ishte qëlluar me silurë nga një nëndetëse e Koresë së Veriut.
Pheniani e ka mohuar këtë.
Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë thënë se manovrat detare synojnë t’i dërgojnë një sinjal të qartë Koresë së Veriut që ajo të heqë dorë nga sjellja e saj “agresive”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, dhe homologu i tij jug-korean, Kim Ta-Jung, thanë se ushtrimet “shërbejnë për t’i dërguar porosi Koresë së Veriut se sjellja e saj agresive duhet të ndalojë”.