Prifti: Koalicion lakuriqesh, proteste hipokrite per te mos harruar Gerdecin
"Koalicioni i lakuriqeve, koalicioni i partive te dushkut, koalicioni i te punesuarve ne bashkine e Tiranes, sic eshte familja Gjinushi, djali dhe gruaja e tij, koalicioni fale te cilit Berisha, eshte akoma sot ne pushtet pas tragjedise se Gerdecit, do te beje nje proteste hipokrite per te mos harruar Gerdecin". Ky ka qene reagimi i Levizjes Socialiste per Integrim, ne lidhje me akuzat e bera nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i cili e ka konsideruar antimiting protesten e LSI-se. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nenkryetari i kesaj partie dhe deputeti Dritan Prifti, deklaroi se ata qe duan te largohet Sali Berisha nga pushteti nje sekonde e me pare, te bashkohen me protesten tone "Berisha Ik" "Une do t'i kujtoj shqiptareve, ate qe eshte e verteta. Ishte Edi Rama ai qe i rrahu shpatullat Sali Berishes, diten e tragjedise se Gerdecit. Ishte Edi Rama ai qe nuk lejonte partine e tij, te kerkonte doreheqjen e Sali Berishes per Gerdecin. Ishte Edi Rama dhe PS qe nuk i dhane firmat per Komisionin Hetimor parlamentar per Gerdecin", deklaroi nenkryetari i LSI, Dritan Prifti. Sipas tij, realisht ky koalicion hipokritesh, do te dale ne nje proteste per te treguar hipokrizine e vet dhe asnje gje me shume. "Protesta qe do te mbaje LSI dhe te gjithe aleatet e saj te majte, socialiste dhe progresiste, nuk ka moton "Mos harroni", por ka moton qe ka pasur qe ne diten e pare pas tragjedise se Gerdecit, "Berisha ik"", sqaroi detajet mbi protesten e organizuar nga LSI, deputeti i kesaj partie. Levizja Socialiste per Integrim, konsideron se njerezit kane per te qeshur me protesten lakuriqe te Edi Rames dhe ftojne te gjithe shqiptaret, ata qe duan te largohet Sali Berisha nga pushteti nje sekonde e me pare, te bashkohen me protesten e tyre "Berisha Ik", me 15 mars. D. Dedej
LSI: Pas zgjedhjeve, rishikim per privatizimin e OSSH-se
Levizja Socialiste per Integrim ka shprehur dje, qendrimin kunder menyres se privatizimit te OSSH. Nenkryetari i kesaj partie Dritan Prifti, deklaroi se partia e tij nuk do ta pranoje privatizim dhe menjehere pas zgjedhjeve, me ardhjen e tyre ne qeveri, do te jete nje nga privatizimet qe do te rishikohet menjehere. "OSSH-ja po shitet me nje vlere minimale, me nje vlere qesharake, cmimi real duket edhe ne vendimet e fundit te qeverise", tha Prifti.
Takimi
PS, PDS, PSD dhe G99 mblidhen per te diskutuar rreth organizimit te manifestimit me 15 mars. Komentohet mitingu i Metes