E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film kunder Obames

Prej ditësh qarkullon në internet një film me titull “ Endrra nga babai i vërtetë”. Një film dokumentar me synimin për të sulmuar presidentin amerikan Barak Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, del në internet. Sipas filmit në fjalë, babai i vërtetë i Obamës nuk ishte një student nga Kenia, por Frank Marshall Davis, një gazetar amerikan zezak dhe militant komunist. Një film i bazuar në asnjë provë, por që hedh poshtë hipotezën që presidenti i parë me ngjyrë të ketë lindur në Afrikë, siç deklarojnë prej vitesh fansat e Tea Party. Në vend që të diskretitojë Obamën, ky film , ka siguruar një rezultët elektoral të kundërt për rivalët e tij, duke e legjitimuar atë dhe duke shpërbërë frontin komplotist. Duke treguar qartë se ai ka lindur në Amerikë, filmi faktikisht përgënjeshtron hapur ata që prej vitesh vazhdojnë të jenë të bindur se presidenti amerikan nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe që për rrjedhojë presidenca e tij është ilegjitime. Filmi është prodhuar nga “Highëay 61 Entertainment”, një kompani e specializuar në llojet e dokumentarëve-mbeturinë, të lidhur gjithësesi me të djathtën më ekstreme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›