E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i Greqise nga euro shume i kushtueshem

FMN po përgatitet teknikisht për një skenar të daljes së Greqisë nga Eurozona. Në një intervistë për gazetarët shefja e FMN-së Christine Lagarde ka deklaruar se pavarësisht kësaj FMN nuk është duke sugjeruar që Greqia të dalë nga Euro.
“Ne në FMN na është dashur të përgatitemi teknikisht për cdo lloj situate, kjo është detyra jonë. Por unë nuk jam duke sugjeruar se kjo është një zgjidhje e dëshirueshme. Po them vetëm se kjo është në kuadër të një serie opsionesh të shumta që ne po studiojmë teknikisht”, tha ajo.
Drejtoresha e Institutit të Uashingtonit është shprehur se sheh një vendosmëri të liderëve europianë për ta mbajtur Athinën në Eurozonë dhe do t’i kërkojnë asaj që të respektojë kushtet e paketës së shpëtimit.
“Mendoj se ajo që ne duhet të shohim është skenari optimal që vendi të ketë dëshirën të respektojë efektivisht angazhimet, të qëndrojë brenda euros dhe kjo duhet të jetë dëshira e popullit grek. Por kjo duhet të shkojë paralelisht me përpjekjet për të përmbushur programin e akorduar me partnerët e euros, që në fakt kanë rënë dakord ta mbështesin atë”, vuri në dukje Lagarde.
Lagarde ka thënë gjithashtu se një dalje e Greqisë nga euro do të ishte shumë e kushtueshme dhe e vështirë jo vetëm për Greqinë por  për të gjithë.   
Një largim i Greqisë do të përfshinte Europën në ujra të paeksploruara ligjore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›