E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut ndez reaktorin berthamor

Koreja e Veriut ka rivënë në punë një reaktor që mund të përdoret për të mbështetur programin e saj bërthamor, pas disa muajsh mungesë aktiviteti.

Lajmin e ka bërë të ditur një institut amerikan. Analizat janë bazuar në disa fotografi të bëra më 30 prill me satelit, që tregojnë ndërtimin e ri në impiantin Jongbion. Peniani tani është pranë përfundimit të ristrukturimit të reaktorit brenda ndërtesës, ka deklaruar instituti amerikan, por mund të duhen dy ose më shumë vite para se impianti të jetë funksional . Reaktori, për të cilin Peniani thotë se i nevojitet për të plotësuar nevojat energjitike, është një prototip dhe më i madh se reaktorët e tjerë, thotë korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Ëilliamson. Hapi i ardhshëm për ndërtimin, pas përfundimit të godinës, do të jetë ngarkimi i përbërësve të rëndë, si ena e presionit, gjeneratori i energjisë dhe pompa e presionit.

Vendimi për ndërprerjen e aktivitetit të reaktorit thonë analistët mund të jetë marrë për shkak të vdekjes së liderit Kim Jong il në dhjetor, ose për shkak të sezonit të dimrit, shton më tej instituti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›