E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film për mafiozin John Gotti

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 10:22

Aktori Chazz Palminteri, i njohur për rolet e mafiozëve amerikano-italianë, i është bashkëngjitur ekipit të aktorëve që do të interpretojnë në filmin kushtuar mafiozit John Gotti, xhirimet e të cilit do të fillojnë në janar në Nju-Jork.

Producenti Marc Fiore tha se Palminteri do të luajë rolin e mafiozit don Paul Castellano, i cili për një periudhë kohore ishte në krye të familjes kriminale të Gambinove.
Në filmin “Gotti: Në hijen e atit tim” po ashtu do të luajnë edhe John Travolta, Al Pacino, Kelly Preston dhe Ben Foster, derisa regjia do të nënshkruhet nga Barry Levinson.

Deri tani ky projekt ka hasur në disa vështirësi. Fillimisht regjinë u vendos ta bënte Nick Cassavetes, i cili u tërhoq. Po ashtu në mesin e aktorëve duhej të luante edhe Lindsay Lohan.

Në film duhej të luante dhe Joe Pesci, i cili pasi shtoi 30 kilogramë, e mori vesh se atij do t’i jepej një rol tjetër. Po ashtu Marty Ingels, një nga producentët e filmit, është larguar nga projekti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›