Gëte, gjermani më i njohur i të gjitha kohërave
Poeti dhe romancieri Johann Wolfgang Gëte është shtetasi gjerman më i njohur i të gjitha kohërave, duke u renditur para kancelarit të parë të pasluftës, Konrad Adenauer dhe babait të teorisë së relativitetit, Albert Einstein, sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta Bild.
Autori i veprës "Vuajtjet e të riut Werther" përmendet më shpesh nga gjermanët kur bëhet fjalë për gjermanin më të njohur të të gjitha kohërave, sipas një studimi nga Instituti Forsa realizuar me dy mijë persona për të përditshmen Bild.
Dy personalitetet e vetme që jetojnë ende dhe që përmenden në këtë sondazh janë "kancelari i Bashkimit", Helmut Kohl, që renditet në vendin e pestë, në pushtet nga viti 1982 deri në vitin 1998 dhe ish-kryeministri socialdemokrat, Helmut Schmidt, i cili renditet në vendin e shtatë dhe që drejtoi Gjermaninë nga viti 1974 deri në vitin 1982.