Streisand, më 30 gusht del albumi i ri
Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 12:25
Kthehet Barbara Streisand, pas tre vjet mungese, me diskun e parë me këngë të firmosura nga dy bashkëpunëtorët historikë: Alan e Marilyn Bergman.
Albumi, i titulluar “What Matters Most - Barbra Streisand Sings the Lyrics of Alan and Marilyn Bergman”, do të dalë më 30 gusht.
Disku i ri do të jetë i disponueshëm në dy versione: një CD me 10 këngë dhe një dopio CD me 20 këngë.
E prodhuar nga ajo vetë, albumi del pas “Love Is The Answer” në vitin 2009.