E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steven Soderbergh në Venecia

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:43


“Contagion”, filmi i ri i regjisorit Steven Soderbergh, do të kalojë jashtë konkursit në edicionin e 68-të të Ekspozitës së Kinemasë në Venecia, që do të mbahet nga 31 gushti deri më 10 shtator.

Në të njëjtën kohë, filmi në fjalë do të dalë edhe në sallat e kinemave të Shteteve të Bashkuara.

Skenari bën fjalë për rrezikun që i kanoset njerëzimit nga një virus dhe filmi do të jetë një garë me kohën për të gjetur mënyrën e parandalimit të sëmundjes.

Filmi i shpërndarë nga Warner Bros ka një staf galaktik aktorësh, me Kate Winslet, Laurence Fishburne, Matt Damon, Gwyneth Paltrow, Marion Cotillard dhe Jude Law.

Filmat më të njohur të Soderbergh kanë qenë “Trafic”, me Michael Douglas dhe Catherine Z Jones, si dhe trilogjia e “Ocean’s Eleven”, me George Clooney, Brat Pitt, Matt Demon, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›