Vdes Jimmy Castor

Jimmy Castor (72), kënga e të cilit "It's Just Begun" për plot katër dekada ishte himn i hip-hopit dhe një udhërrëfyes për shumë interpretues, vdiq të martën mbrëma në një spital në Las Vegas, nga komplikimet e një sulmi në zemër, njoftoi familja e tij të mërkurën.
Prijësi i grupit Jimmy Castor Bunch ishte autor i shumë këngëve që u interpretuan dhe u ribënë për më shumë se 3,000 herë për nevoja të këngëtarët të shumtë, në mesin e të cilëve janë Keanu West, Madonna, Christina Aguilera, NWA, Ice Cube, etj.
Përkundër moshës së shtyer, Castor interpretoi deri në gusht të vitit të kaluar , kur mbajti një koncert në Funk Festival, në Kalifornia.