Klodiana I dashuri i pare me ka tradhtuar
Klodiana dhe Ogreni flasin për dashurinë e parë të vajzës. Ajo tregon se ka qenë 18 vjeçe kur është lidhur për herë të parë, duke e konsideruar veten shumë të vogël. Ajo thotë gjithashtu se kjo dashuri nuk ia ka vlejtur, sepse më vonë ka marrë vesh se ai e ka tradhtuar
Edhe pse vetëm në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, banorët kanë nisur të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ata i shtyn kureshtja të mësojnë mbi jetën e të shkuarën e secilit. Banorët nuk ngurrojnë të tregojnë. Ata madje flasin edhe për dashuritë e tyre, si dhe për faktin nëse brenda shtëpisë së “Big Brother” do të krijohen lidhje.
Ergysi: “Sikur të na sjellin një aparat fotografik”Ergysi shpreh dëshirën për të pasur një aparat fotografik brenda shtëpisë. Klodiana i thotë se asaj i pëlqen shumë që të pozojë. Kështu Ergysi fillon që t’u flasë vajzave, Klodianës dhe Mirjetës, se sa bukur do të ishte nëse “Vëllai i Madh” do t’u sillte në shtëpi një aparat fotografik, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Ai shpreh dëshirën e madhe që ka për të fotografuar momente nga më të ndryshmet brenda shtëpisë, që më pas t’i hedhin ato në internet. “Sikur të ishte një provë javore kjo, do të kishte dalë diçka shumë e bukur” shprehet Ergysi. Më pas ai i thotë Klodianës se nëse ajo do të binte pak në peshë dhe nëse di të pozojë, do të ishte një modele e mirë. Klodiana i thotë se ajo ka marrë pjesë në sfilata dhe ka modeluar.
Biseda rreth dashurisëNjë ndër temat e diskutuara më gjatë nga banorët, është edhe ajo e dashurisë. Kështu ata flasin për dashurinë si ndjenjë, si lind, për dhimbjet që shkakton humbja e saj etj. Fillimisht Ogreni flet me Nedën, duke i thënë asaj mendimet që ka ai për dashurinë. Ai i tregon vajzës se ndër të tjera, ai nuk pëlqen që të jetë i mërzitshëm në një lidhje dhe pret që gjërat të rrjedhin natyrshëm, pa sforcime. Edhe Neda flet për mënyrën se si e koncepton dhe ka përjetuar ajo dashurinë. Më pas në bisedën e tyre marrin pjesë edhe banorë të tjerë, të cilët shprehin edhe ata mendimet në lidhje me historitë e dashurisë dhe raportet mashkull-femër në të.
Vazhdojnë debatet Olger-ImeldaTeksa banorët flasin për martesën dhe raportet në çift, në tavolinën e ngrënies vjen Imelda. Në biseda e sipër ajo dhe Olgeri fillojnë t’i flasin njëri-tjetrit me ironi. Ndërsa ata debatojnë, banorët e tjerë të pranishëm qeshin dhe ngacmojnë herë njërin dhe herë tjetrin. Alma i thotë Ergysit se Imelda ka diçka që po e ngacmon dhe qesh duke shtuar se ishte shaka. Por fyerjet mes dy banorëve janë të shpeshta. Toros i thotë Imeldës që të mos nervozohet, ndërsa ajo i përgjigjet se nuk po nervozohet, por po argëtohet. Përgjigjja e saj nuk i pëlqen aspak Olgerit, i cili vazhdon të debatojë me të.
Imelda për OlgerinImelda dhe Emilio dalin pranë pishinës dhe nisin të komentojnë debatin që ndodhi disa minuta më parë. Emilio i thotë se ajo bën gabim që e ngacmon Olgerin, pasi kjo çon në debate të vazhdueshme mes tyre dhe ajo po humbet pikë me këtë në sytë e publikut. Imelda thotë se ajo e ngacmon gjithmonë për shaka dhe se edhe banorët e tjerë ia kanë kërkuar një gjë të tillë. Pavarësisht sjelljes së Olgerit, Imelda thotë se kërkon që ta ketë mik dhe se gjithçka që bën, e bën vetëm për shaka. Ajo thotë se Olgeri ka një mënyrë shumë të gabuar të të shprehurit, duke përdorur fjalë të rënda ofenduese ndaj saj, edhe pse ajo i ka kërkuar që të mos i marrë seriozisht të gjitha, sepse thuhen me shaka. Emilio vlerëson indiferentizmin e Olgerit që, sipas tij, bën “humbëse” në debat Imeldën. Edhe brenda në shtëpi diskutohet mbi debatin mes dy banorëve. Olgeri thotë se nuk dëshiron që të mërzitet personi që ka jashtë, prandaj dhe reagon në atë mënyrë ndaj Imeldës. Ndërsa të tjerët i thonë se Imelda bën edhe shaka dhe e këshillojnë që të mos i marrë seriozisht të gjitha.
Lidhjet brenda “Big Brother”Hënesi dhe Mirjeta qëndrojnë pranë pishinës dhe bisedojnë mes njëri-tjetrit. Hënesi pyet vajzën nëse do të krijojë lidhje në shtëpi. “Nuk e di se ka kaluar shumë pak kohë”, ia kthen ajo. Mirjeta i thotë Hënesit se ajo nuk e mohon se kjo mund të ndodhë, e në të njëjtën kohë edhe nuk e pohon atë. Më pas Hënesi e pyet se si i duken djemtë e shtëpisë. Mirjeta i thotë se nuk i ka parë ata si partnerë të mundshëm në dashuri.
Ditëlindja e parë në “Big Brother 4”Toros shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të ngacmojë banorët për t’i zgjuar. Kështu të gjithë zgjohen dhe fillojnë të merren me punët e mëngjesit. Në kuzhinë vjen Klodiana dhe uron Vladimirin pasi ky i fundit ka ditëlindjen. Pas kësaj banorët në kuzhinë nisin sërish të flasin për njëri-tjetrin.
Klodiana gatuan petullaKlodiana ka gatuar petulla dhe Toros merr shkas nga kjo për ta pyetur nëse gatuan shpesh dhe do bënte mirë të gatuante gjithmonë. Toros përgëzon Klodianën për mënyrën se si i bën gjërat. Ndërkaq Imelda i rregullon flokët Nedës dhe me këtë rast përfitojnë të bisedojnë. Imelda tregon për mbesat dhe nipërit e saj. Njëra nga mbesat e saj është 14 vjeçe dhe Imelda thotë se ajo merret me koncertet që organizohen në shkollë. Pas kësaj banorët ulen në tavolinë për të shijuar gatimin e Klodianës.
Banorët flasin për bizneset e tyreErgysi ulet në tavolinë me Olgerin dhe bisedojnë për të ardhmen. Ergysi thotë se ka dy vjet që merret me produksion-video por ka dëshirë që të bëjë një studio të madhe produksioni. Më vonë, rreth moshës 27-vjeçare, mendon të krijojë familje dhe të zhvillojë profesionin. Një pjesë tjetër e banorëve diskutojnë për sakrificën që kanë bërë me futjen në shtëpinë e “Big Brother”. Vladimiri thotë se “edhe pse u futëm këtu, nuk kemi lënë mënjanë familjen”. Më vonë biseda kalon te biznesi, mënyra se si funksionon ai. Klodiana thotë se ka një lokal dhe është e detyruar të gatuajë vetë, sepse është më e përgjegjshme sesa kuzhinierja. Bashkohet edhe Vladimiri në një mendje me Klodianën. Vladimiri thotë se në biznesin e tij ka punësuar vetëm familjarë.
Klodiana tregon për lidhjen e saj të parëOgreni e pyet Klodianën për lidhjen e saj të parë. Klodiana thotë se ka qenë 18 vjeçe kur është lidhur për herë të parë dhe mendon se ka qenë shumë e vogël, por nuk ia ka vlejtur, sepse më vonë ka marrë vesh se ai e ka tradhtuar. Marieli i thotë se nuk ka dashur të ketë motër pikërisht për këtë arsye. Klodiana thotë se ka një vëlla më të madh, është 25 vjeç, por nuk ka dashur t’i bëjë gjë atij personit, sepse nuk ia vlen.