Filmat shqiptarë me copy right, një forum kërkon të drejtën e autorit
Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizuale të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Ky forum i ka kërkuar komisionit të medias ndryshimin e ligjit numër 23 për Kinematografinë. Esat Musliu anëtar i bordit të këtij forumi ka kërkuar që filmat e kinematografisë shqiptare të mos jenë në administrim të Qëndrës Kombëtare Kinematografisë por të kalojnë në administrim të tyre që ata të kenë mundësi të kontrollojnë piraterinë e filmit.
Në tregun shqiptar shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumë të pakta. Në fjalën e tij Sajmir Kumbaro u shpreh se Administrimi i Filmave nga Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë do t'i hapë rrugë kontrollit dhe eleminimit të piraterisë që mbizotëron në tregun shqiptar. Në seancën dëgjimore të mbajtur në komisionin e medias kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues juridikë të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve si dhe përfaqësues së QKK-së