E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Miratohet plani për luftën kundër mafias

Qeveria italiane shpalli sot në një seancë të jashtëzakonshme planin për luftën frontale kundër krimit të organizuar.
Seanca u mbajt në Rexho Kalabria, kryqendra e Kalabrisë, zona më e rrezikshme e mafias "Ndrangheta".
"Ne kemi miratuar një plan me 10 pika, që përfshin mes të tjerash një kod të ligjeve antimafia dhe ngritjen e një agjencie kombëtare për menaxhimin e pasurive të sekuestruara nga krimi'', deklaroi kryeministri Silvio Berluskoni.
"Selia e kësaj agjencie do të jetë në Rexho Kalabria", theksoi Berluskoni për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›