Filmi Avatar me fitime rekord, po ia kalon edhe Titanikut

Uashington, 25 janar, NOA Filmi Avatar po
surprizon industrinë amerikane të filmave për nga niveli i lartë i
shikueshmërisë së tij si edhe shumës së madhe të parave që ka kapur për nga
fitimet nëpër kinema. Madje thuhet sesi ai ka arritur të tejkalojë edhe fitimet
e siguruara nga filmi tjetër me emrin Titanik, i cili rrëmbeu gjithë botën me
interesin për ta parë patjetër atë.
Sipas të dhënave të deritanishme, filmi
Avatar ka përfituar në total deri tani 1 miliard e 288 milionë dollarë
kundrejt 1 miliard e 242 milionë të siguruara nga Titanik e të mos harrojmë
se ende ka një interes të lartë për shikueshmërinë e tij.
Ndërsa në SHBA dhe Kanada në javën që kaloi
arriti që të fitojë shifrën e 358 milionë dollarëve.
Ndërkaq, ky film arriti të marrë edhe çmimin
Globi i Artë për dramën më të mirë të realizuar me këtë rast.
n.e/NOA