E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Tërmeti, Haiti ka nevojë urgjente për ndihma të tjera

Porto Prince, 25 janar, NOA Katastrofa në
Haiti paraqet patjetër nevojën e më shumë ndihmave nga komuniteti ndërkombëtar.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije shefi aktual i misionit humanitar të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara në Haiti, i cili në emër të kësaj katastrofe dhe
situatës mjaft të rënduar në këtë vend, ka kërkuar përforcime të mëdha për përballimin
e saj. Haiti ki ka nëvojë për më shumë personel dhe për shumë makina
transporti, tha Edmond Mulet nga Guatemala në kuadër të përgatitjeve për një
konferencë humanitare ndërkombëtare në Montrealin kanadez.

Mulet drejton qysh prej rënies së tërmetit më
shumë se 12 mijë trupa të misionit përkatës të Kombeve të Bashkuara në ishullin
Karibik.

Paraardhësi i tij, tuneziani Hedi Annabi,
kishte humbur jetën nga tërmeti në Port-au-Prince së bashku me të paktën
150.000 njerëz të tjerë.

Ndërkaq, dje një tjetër lëkundje e tokës e
fuqisë 4,7 ballësh në kryeqytetin e Haitit shkaktoi tek banorët frikë dhe
panik. 

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›