E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi i Jolie për Bosnjen nderohet me një çmim special

LOS ANGELES- Producentët e Hollivudit kanë nderuar filmin e Angelina Jolie, qw rrëfen luftën në Bosnjë, “In the Land of Blood and Honey”, me çmim special për portretizimin e çështjeve sociale. Organizata e producentëve amerikanë “The Producers Guild of Amerika” ka lajmëruar të mërkurën se filmi me regji e skenar të Jolie mund të marrë edhe çmimin “Stanley Kramer Award” vitin që vjen.

I formuar në vitin 2002, në kujtim të regjisorit Stanley Lramer, çmimi i jepet çdo vit një producenti apo filmi që “provokon çështje të ndryshme sociale”.

”In the Land of Bloody and Honey” (Në tokën e gjakut dhe të mjaltës) është një film i jashtëzakonshëm që portretizon në mënyrë kompleke një tregim dashurie në kohë lufte në Bosnjë. Ky ka qenë edhe motivacioni që presidentët e “Producers Guild...”, Haek Koch dhe Mark Gordon, kanë shkruar në deklaratë.

Filmi i Jolie tregon historinë e dashurisë ndërmjet një serbi dhe një gruaja myslimane boshnjake gjatë viteve 1992-1995. Ata takohen në kohë lufte në Bosnjë, porse tash ai është oficer lufte, ndërsa ajo e burgosura e tij.

Gjatë kohës kur Jolie xhironte filmin e saj, protestat e grave boshnjake viktima të luftës kishin kërkuar që asaj t’i mos lejohet xhirimi në Bosnjë, pasi që flitej se filmi do të rrëfente sesi një grua e dhunuar boshnjake dashurohet në dhunuesin e saj. Ato madje i kishin kërkuar UNHCR-së të shfuqizonte titullin e Joliet si ambasadore e vullnetit të mirë. Kësisoj Jolie me gjithë sqarimet që kishte dhënë për filmin, për një kohë e kishe zhvendosur sheshin e xhirimit në Hungari për t’u kthyer herë pas here në Bosnjë. Megjithatë një shfaqje private e filmit para grave boshnjake mbajtur javën e kaluar ishte përcjellë me entuziazëm dhe lot.

Hatixha Mehmedovic, e cila ka humbur burrin e saj, dy djem dhe një të afërm në Masakrën e Srebrenicës më 1995, ndërsa tani drejton OJQ-në e quajtur “Nënat e Srebrenicës”, e ka quajtur të rëndësishëm filmin e Joliet.

“Ky është një film i fuqishëm për njerëzit që kanë mbijetuar luftën, për viktimat dhe për çdo person që ka përjetuar luftën dhe agresionin. Mendoj se të gjithë njerëzit në Bosnjë-Hercegovinë, edhe ata në rajon e botë, duhet ta shohin këtë film. Mendoj se do të ishte mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë", ka thënë Mehmedovic.

Filmi i Angelina Jolie ka pasur një premierë interne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 23 dhjetor, për të bërë të mundur nominimin për “Oscar”.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›