E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet këtë fundjavë "Shtëpia e Bernarda Albës"

TIRANË- Drama "Shtëpia e Bernarda Albës" do të shfaqet këtë fundjavë katër ditë radhazi për t’u rikthyer për publikun në janar të vitit 2012, në sallën “Shekspir”.

Vepra e trazuar e Federiko Garsia Lorkës, nën regjinë e Kiço Londos, do të shfaqet mbrëmjen e sotme e deri të dielën, duke sjellë një vepër që prek tema të mëdha, si tema e lirisë, dhunës, shtypjes seksuale, e rolit të gruas, etj.

Një kast aktoresh të reja, si Esela Pysqyli, Dana Tolka, Ermira Hysaj, Mirela Naska, Taulanda Jupi, Erjona Kakeli dhe aktoret Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti, do të sjellin historinë e Bernarda Albës, e cila, pasi ka mbetur e ve për herë të dytë, vendos të mbajë një zi të rreptë, ajo dhe vajzat e saj.

Por do ta vendosë këtë gjë me një tirani të egër. Gjithçka komplikohet kur vajza e madhe tërheq një pretendent, Pepe Romano, i cili hedh në shtëpi farën e xhelozisë dhe pasionit. Drama, me kostumografi të Berina Kokonës dhe koreografi të Aledia Kondaj, do të rikthehet në sallën "Shekspir" të Teatrit të Metropolit, në sezonin e ri artistik 2012-të.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›