E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Wollfarth: Kuvendi të vendosë sa më shpejt

TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth pas rezultatit të komisionit përzgjedhës së PS-së për kandidaturën e opozitës për Avokatit e Popullit, në një deklaratë për mediat theksoi se mirëpret zgjedhje të tilla.

Ambasadori Wollfarth vlerësoi se ky është një hap kyc për plotësimin e institucionit të Avokatit të Popullit, i cili sipas tij duhet të funksionojë me efikasitet.

Wollfarth duke nënvizuiar se Avokati i Populit është organi, i cili mbron të dretjat e qytetarëve, shpreson se Kuvendi i Shqipërisë të marrë një vendim sa më shpjet.

Komisioni përzgjedhës i PS-së, i cili në tri ditë dëgjoi 12 nga 33 kandidaturat që aplikuan për këtë post, votoi sot Igli Totozanin si kandidatin e opozitës për poston e Avokatit të Popullit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›