SHBA i jep fund luftës në Irak
IRAK- Ushtria amerikane përfundoi sot zyrtarisht misionin në Irak, duke ulur flamurin në bazën e tyre ushtarake në afërsi të Bagdadit.
Në këtë ceremoni morën pjesë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, Komandanti i Forcave Amerikane në Irak, gjenerali Llojd Austin, si dhe ambasadori amerikan në Bagdad, Xhejms Xhefri.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zyrtarët irakianë. Momentalisht në Irak ndodhen më pak se 4000 ushtarë amerikanë, të cilët pritet ta lëne vendin brenda pak ditësh.
Tërheqja e trupave amerikane shënon fundin e një lufte, që la të vrarë me mijëra irakianë dhe ushtarë amerikanë. Që nga viti 2003, rreth 1.5 milionë amerikanë kanë shërbyer në Irak.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)