Qëllon me armë në ajër, në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka qëlluar me armë në ajër në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur pranë konviktit të Universitetit “ Aleksandër Xhuvani” ku 23-vjeçari Konstandin Dedja ka qëlluar me armë në ajër duke krijuar panik tek qytetarët por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë ndaluar të riun i cili do të merret në pyetje për të zbardhur ngjarjen.
Ndërkohë 23-vjeçari Dedja akuzohet për armbajtje pa leje dhe materialet I kanë kaluar prokurisë së rrethit.