Kosovarëve u lehtësohet hyrja dhe qëndrimi në Kroaci
PRISHTINË- Qytetarëve kosovarë nga dita e sotme u lehtësohet hyrja dhe qëndrimi në shtetin e Kroacisë. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila u njoftua sot nga institucioni homolog në Kroaci për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Republikën e Kroacisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Republikës së Kroacisë për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Republikën e Kroacisë.
“Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kroacisë, në takimin e datës 07 Dhjetor 2011 ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Republikës së Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza”,- njofton nëpërmjet një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pra, në periudhën nga 1 janar deri në 31 dhjetor 2012, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të: Leje Qëndrimit Schengen; Vizave Uniforme Schengen (C - dy ose shumë hyrje); Vizave afatgjata (D) nuk do iu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë.
Dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë, thuhet në fund të komunikatës.
(el.me/BalkanWeb)