Gomez: Nuk do të jem kurrë sikur Messi

Pas pesë golave të shënuar nga ana Lionel Messit, kanë arritur katër të tjerë nga Mario Gomez, të cilët kontribuuan në fitoren e thellë 7:0 të Bayern Munichut ndaj Baselit.
Përkundër këtij fakti, sulmuesi gjerman mendon se është larg nga ylli argjentinas.
“Nuk do të jem kurrë i fortë sikur Messi, e as që do të provoj ta imitoj. Është një lojtar komplet ndryshe nga unë. Nuk jemi në nivel të njëjtë, ai është lojtar i lojtarëve. Ne dëshironim të luanim sikur të shtunën, por ne e dimë se nuk mund t’i shënojmë gjithmonë shtatë gola. Sonte ishte e rëndësishme që të luanim mirë, dhe ia dolëm”, deklaroi Gomez pas ndeshjes.