E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i Steve Jobs, vetëm me tre skena

SHBA- Filmi i shumëpritur biografik i krijuesit të ndjerë të Apple, Steve Jobs, do të jetë i përbërë vetëm nga tre skena, ka konfirmuar skenaristi Aaron Sorkin.

Specialisti i filmave biografik, Aaron Sorkin, i cili ishte dhe ideatori i filmit “The Social Network” që pasqyronte krijimin e Facebook nga Mark Zuckerberg, ka vendosur që të përdorë një mënyrë të veçantë për filmin e Steve Jobs, i cili nga shumë konsiderohet si njeriu që revolucionarizoi teknologjinë.

“Jam takuar me të gjithë njerëzit në jetën e Steve Jobs, duke filluar nga krijuesi tjetër Wozniak, deri te njerëzit tjerë që ishin përreth Macintoshit. Kam qenë në gjendje të takoj të gjithë njerëzit dhe që të gjallëroj në ta Steven. Nuk do të jenë më shumë se tri skena nga 30 minuta secila”, ka theksuar Sorkin.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›