Filmi për Dianën, Knightley e Johansson aktoret potenciale
LONDER - Producenti Stephen Evans është në kërkim të aktores hollivudiane, që do të luajë rolin e princeshës Diana, në filmin e ri që do të tregojë 11 vitet e fundit të jetës së saj, përpara se të vdiste tragjikisht në vitin 1997.
Filmi i ri do të bazohet në kujtimet e truprojës së saj Ken Wharfe, në librin “Diana: Closely Guarded Secret”.
“Filmi fillon nga momenti kur princesha ka lindur djalin e dytë, Harryn, ndërsa theksoi vendoset mbi ato që ka përjetuar ajo në jetën si princeshë e Britanisë”.
“Filmi as nuk do ta lëvdojë e as nuk do ta shajë, por secili shikues do të ketë kohë dhe hapësirë që të vendosë vetë se çfarë personaliteti ka qenë dhe çfarë i ka ndodhur asaj”- deklaroi producenti Evans.
Aktoret potenciale që konsiderohen si më të përshtatshme për të interpretuar princeshën Diana, janë Keira Knightley dhe Scarlett Johansson.
(er.nu/tg/BalkanWeb)