E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, 5 barinj bllokohen nga bora prej 7 ditësh

MAT- 5 barinj me rreth 300 kokë bagëti kanë mbetur të bllokuar prej 7 ditësh në vendin e quajtur Pasdeje në Mat. Familjarët e barinjve kërkojnë nga pronari i tyre, të ndihmojë në zgjidhejn e situatës.

Barinjtë prej 7 ditësh qëndrojnë në godinat e ndërtuara për to dhe bagëtitë në zonën e Pasdijes , ndërkohë mësohet se po i pakësohen edhe rezervat ushqimore.

Trashësia e borës në këtë zonë shkon në 1.5 deri në 2 metër c'ka vështirëson edhe ndërhyrjen e mjeteve të ndihmëse apo fadromave. Fshati më i afërm është 1 orë e gjysëm larg dhe barinjtë mbeten në mëshirë të fatit
(el.me/BalkanWeb)
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›