Libri Statutet e Shkodres - nje dokument qe deshmon historine

Ne Shkoder u promovua keto dite libri Statutet e Shkodres nje permbledhje ligjesh dhe normash juridike te cilat 700 vjet me pare rregullonin jeten e ketij qyteti. Statutet u zbuluan vitet e fundit ne fondet e Muzeut Correr ne Itali nga studiuesja italiane Lucia Nadin te cilen qyteti i Shkodres e ka shpallur Qytetare Nderi. Sipas studiuesve Statutet e Shkodres kane nje rendesi te vecante pasi deshmojne si funksiononte jeta qytetare ne Shqiperine e periudhes se mesjetes.