Tirana perkujton 20 vjetorin e rrezimit te monumentit te diktatorit

Dhjetera mijera qytetare shqiptare u mblodhen sot ne Tirane per te festuar 20 vjetorin e rrezimit te monumentit te diktatorit komunist Enver Hoxha nga piedestali ne sheshin Skenderbej. Pjesa derrmuese e pjesemarresve ne tubimin festiv tek sheshi Nene Tereza ishin te rinj por shume prej tyre ishin edhe pjesemarres te atyre ngjarjeve dramatike qe i dhane fund regjimit diktatorial duke i hapur rrugen demokracise shqiptare pas 45 vjet vrasje pushkatime burgje dhe internime te kundershtareve politike te komunisteve.
Kryeministri Sali Berisha tha ne tubim se rrezimi i monumentit te diktatorit komunist Hoxha nga piedestali ne shkurtin e vitit 1991 ishte pika kulmore e greves shumeditore e urise se studenteve qe donin te hiqnin emrin Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranes.
Zoti Berisha u kerkoi te pranishmee qe te mbanin nje minute heshtje ne nderim te viktimave te pafajshme te regjimit komunist qe vrau dhe burgosi pa gjyqe kundershtaret demokrate vetem se deshironin lirine e mendimit dhe te levizjes. Ai tha se tani pas dy dekadash Shqiperia po ecen e sigurte drejt vlerave me te mira te demokracise perendimore pasi eshte antaresuar ne aleancen veriatlantike dhe po punon te anteresohet ne BE.
Ngjarjet historike shfrytezohen shpesh ne Shqiperi per tiu referuar mesimeve te historise se vendit dhe per te shqyrtuar sfidat e te ardhmes. fare mendojne studiuesit e shoqerise politikes dhe ekonomise shqiptare per te ardhmen e Shqiperise
Drejtuesi i gazetes Shqip Aleksander ipa thote se 20 vjet pasi rrezoi monumentin e diktatorit Enver Hoxha Shqiperia eshte ende ne nje trazim politik dhe ne nje disproporcion midis standartit qe kane e qe duan qytetaret dhe atij niveli qe perfaqesojne politikanet. Sipas tij ka nje marredhenie te veshtire mes pozites dhe opozites ndersa qytetaret dhe brezat e rinj ndihen te paperfshire te paperfaqesuar.
Shqiperia eshte ne nje cast politik delikat per te ripercaktuar destinacionin dhe itinerarin politik. Destinacioni i mirenjohur eshte anteresimi ne Europen e Bashkuar. Megjithate paqartesite dhe dilemat per kete destinacion jane kaq te medha sa sot me kete perqafesim politik qe jep elita mendoj qe nuk jemi te kthjellet dhe nuk jemi te qarte. Ka nje mungese kapaciteti te mirorganizuar te miradministruar dhe nje konkurrim politik qe duhet ta mbaje Shqiperine ne nivelin e nje standarti europian. Ne te vertete politikanet na mbajne ne nje stanjacion krize ne te cilin as pala ne opozite nuk jep projektin e saj dhe as pala tjeter ne qeverisje nuk krijon hapesira per konkurrence gje qe eshte jetike per demokracine - thote zoti ipa.
Ndersa Zef Preci drejtues i Qendres per Kerkime Ekonomike thote se ne raport me Bashkimin Europian ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi ende modeste me afesi konkurruese shume te limituar. Si forcat e majta ashtu edhe e djathta duhet te kapercejne populizmin ne ekonomi dhe te ndjkein modelet e suksesshme ekonomike - thote zoti Preci. Sipas tij zhdukja e monopoleve do te sjelle integrim me te shpejte te ekonomise shqiptare ne ate europiane.
Pas 20 vjetesh te rrezimit te monumentit te diktatorit Hoxha kushdo mund te konstatoje lehtesisht ne Shqiperi se ky vend ka tashme nje ekonomi normale te tregut nje ekonomi te dominuar nga sektori privat nje ekonomi te liberalizur nga pikepamja monetare dhe tregtare e integruar ne shkalle modeste ne tregjet rajonale dhe globale. Ekonomia e tregut eshte dinamike dhe nuk mund te thuhet se kjo eshte nje ceshtje e zgjidhur nje here e pergjithmone. Sfidat per periudhat ne vijim mbeten pa diskutim konsolidimi i institucioneve te ekonomise se tregut dhe marredhenieve kontraktore ne biznes lufta kunder varferise perpjekja per te zgjeruar punesimin dhe vetpunesimin ne biznesin familjar fokusimi me mire ne rritjen e vlerave te kapitalit njerezor dhe rritja e fuqise konkurruese te ekonomise shqiptare per te zene nje segment ne tregjet perendimore pra integrimi i saj ne tregjet e Bashkimit Europian dhe ne ekonomine globale - thote zoti Preci.
Dhjetera mijera banore te Tiranes mbeshteten per shume dite greven e urise se mbi 700 studenteve qe kerkonin heqjen e emrit te diktatorit Hoxha nga universiteti 20 vjet me pare. Ngjarja solli nje kthese domethense dhe shpejtim te madh ngjarjeve politike te Shqiperise se tejlodhur nga nje diktature e gjate dhe e etur per liri dhe demokraci.