E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, 18 vjet nga fillimi i revoltës që shembi diktaturën komuniste

Nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha, koncert festiv në “Ditën e Rinisë”

TIRANE - Me rastin e 8 Dhjetorit, ditës kombëtare të Rinisë dhe Pluralizmit Shqiptar, MTKRS  nën angazhimin e veçantë të kryeministrit Berisha do të organizojë një sërë aktivitetesh përkujtimore artistike dhe kulturore.
Kjo ditë ka në fokus të rinjtë si protagoniste kryesorë të shumë fushave të zhvillimit dhe reformave për integrim euroatlantik të Shqipërisë.
Data e 8 Dhjetorit është dita e një historie suksesi, por dhe një kalvari të gjatë  përpjekjesh të vështira të të rinjve për të çelur një epoke të re të historisë së Shqipërisë. Në dhjetor të vitit ‘90  të rinjtë me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u mblodhën për të thyer vargonjtë e diktaturës më të egër në Evropë, dhe për ti hapur rrugë dritës së lirisë dhe demokracisë, për të cilën vuajtën breza të tërë dhe punuan aq shumë rilindësit tanë.
Sot pas 18 vjetësh ideali, ëndrra e këtij brezi heronjsh është bërë reale, e prekshme. Shqipëria vitin e ardhshëm rreshtohet në Aleancën më të madhe të Lirisë, të paqes e Stabilitetit të botës. Sot të rinjtë tanë janë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në vende ku këto vlera më të larta të njerëzimit, përballen ashpër me terrorizmin, Afganistan, Irak, Bosnje.
Shqipëria sot është më pranë se kurrë liberalizimit të vizave me BE, dhe renditet ndër vendet me rritje më të lartë ekonomike në kontinent. Dhe të rinjtë kanë kontributin më të rëndësishëm në këto procese.
Aktivitetet për këtë ditë kulmojnë me organizimin e një koncerti  të madh festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ora 11.30 , aktivitet që mbahet nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha me mesazhin “Shqipëria po ndryshon”. 
Në këtë koncert do të jetë pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj dhe grupet më të mira të muzikës së lehtë nga Shqipëria, nuk do të mungojnë performancat e muzikës moderne, ndërkohë që një e veçantë në organizimin e tij do të jetë përmbajtja e skenarit i cili do të revokojë emocionet e protestave për liri dhe demokraci të studentëve në vitet ‘90.
Ky aktivitet do të shoqërohet me organizimin e një panairi rinor i cili përfshin njohje me dokumente të rëndësishëm të zhvillimit të këtij sektori, punën me organizata rinore etj.
Një sërë aktivitetesh me karakter artistik po mbahen dhe në institucionet më të rëndësishme artistike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›