Bashkia e Ramës çel sezonin e prishjeve arbitrare të banesave, e nis me minibashkitë e PD-së e të LSI-së

Në 4 ditët e fundit, 2 ndërhyrje arbitrare të Policisë Bashkiake
Dhjetëra banorë rrezikojnë t’u shtohen radhës së të pastrehëve të kryeqytet. Shkak sipas kryebashkiakut Rama bëhet diku ndërtimi i ndonjë kompleksi pallatesh e diku ndonjë hakmarrje me prapavijë politike, por në asnjë rast nuk merren parasysh dokumentet e pronësisë apo ato që kanë të bëjnë me fillimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje
TIRANE - Përplasjet me të fundit me banorë te kryeqytetit apo drejtues të njësive bashkiake për shkak të prishjes së paligjshme të ndërtesave që tashmë ose ndodhen në proces legalizimi ose janë ndërtuar në pronat legjitime të qytetarëve të ndryshëm, duke se nuk e kanë stepur kryebashkiakun Edi Rama që dje gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.10 në kuadër të dëgjesave publike “Thuaj fjalën tënde”, u shpreh se tha se do të do të vazhdojnë me intensitet të gjitha pastrimet dhe prishjet brenda blloqeve të banimit, si gardhe, garazhe, ndërtime të tjera që cenojnë hapësirën publike. Prishja e ndërtimeve pa leje është jashtë çdo lloj dyshimi kompetencë e Policisë Ndërtimore megjithatë ndërhyrjet antiligjore që janë verifikuar ditët e fundit shpeshherë me prapavija të qarta politike hakmarrëse e zbehin tërësisht efektin e deklaratave pompoze të kryebashkiakut se ai me gjasë është i vetmi rojë i ligjit në këtë vend. Vetëm dy ditë më parë ndërhyrjet e kundërligjshme të Bashkisë së Tiranës nëpër pronat e qytetarëve të Tiranës, janë zhvendosur në njësinë bashkiake nr. 6, në Kombinat. Një mur rrethues i disa banesave duket se ka qenë “pengu” i një rruge të re, që sipas kryebashkiakut Edi Rama pritet të nisë në këtë zonë. Një fadromë dhe disa punonjës të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, kanë tentuar që të prishin murin rrethues, i cili në fakt është në tokë me pronar. Por ashtu siç është mësuar kryebashkiaku dhe vartësit e tij që t’i bëjnë punët publike edhe në dëm të qytetarëve, mjafton që të përmbushen interesat e tij, pa marrë parasysh aspak faktin që ajo tokë ka një pronar dhe duhet konsultuar më parë me të zotin e saj se çfarë do t’i ndodhë me pronën e tij, inspektorati ndërtimor ka vënë fadromën dhe ka nisur prishjen, pavarësisht kundërshtimit të hasur nga banorët. Pasi kanë prishur derën e oborrit, inspektorët kanë tentuar që të prishin edhe murin rrethues, por veprimi i tyre ka ngelur në tentativë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të kryetares së Njësisë Bashkiake nr. 6, Luzhiana Abazi, duke bërë që konflikti mes dy palëve banorë-bashki, brenda ditës të shndërrohet në konfliktin bashki-minibashki. “Për ndërtimin e rrugës që pretendon kreybashkiaku Edi Rama, nuk ka asnjë studim apo projekt as nga bashkia e madhe dhe as nga njësia bashkiake, megjithëse kjo e fundit është ajo që duhet t’ia propozojë bashkisë së madhe”, ka deklaruar kryetarja e minibashkisë Abazi, përfaqësuese e LSI-së e cila me ndërhyrjen e saj ka mundur të qetësojë situatën dhe të largojë inspektoratin ndërtimor, nga banorët e traumatizuar nga vendngjarja. Mjerisht ky nuk është rasti i vetëm i ndërhyrjeve arbitrare nga ana e Bashkisë së Tiranës. Të enjten e kaluar nisi shembja e banesave në lagjen ‘Kodra e Priftit” në kryeqytet. Aksion u ndërmor nga policia bashkiake me pretekstin se aty do të ndërtohet një kompleks pallatesh. Banorët paraprakisht nuk kishin marrë asnjë lajmërim ndërsa menjëherë fadromat nisën shembjen e banesave, çka rrezikon që të lërë në qiell të hapur dhjetëra familjeje. Vetë banorët janë ankuar se shtëpitë i kanë blerë ose ndërtuar me ndjersën e tyre, pavarësisht se tapitë e premtuara nga ish-pronari i tokave akoma nuk i kanë marrë por u është thënë se janë në proces të legalizimeve. Ky është vetëm një paralajmërim për këta qytetarë , të cilët së shpejti do e shohin vetën e tyre në rrugë. Sipas banorëve ky veprim nga ana e bashkisë behet sepse këta i përkasin komunitetit rom i cili gjithmonë është lënë jashtë kujdesit dhe vëmendjes.
...