Filmi shqiptar, më i preferuari nga pushuesit

Shfaqja e filmave, nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit në vendet, të cilat frekuentohen më shumë nga turistët, ka ngjallur interes të vençantë tek ata, të cilët kanë pasur mundësi t`i ndjekin ato nga afër. Nën/drejtoresha e arkivit Eriona Qyshka, pohoi se kjo ka të bëjë edhe me përzgjedhjen e filmave.
Gjithashtu edhe Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ka mbajtur disa koncerte me këngë dhe valle në disa qytete të Shqipërisë. Ndërmarrja e kësaj nisme nga disa institucione kulturore, në Tiranë ka pasur si qëllim pasurimin e jetës artistike në vendet të cilat popullohen më shumë nga turistët e huaj dhe shqiptarë.
Një nga aktivitetet, që arkivi AQSHF-së, do të marrë pjesë do të jetë edhe bashkëpunimi me festivalin ndërkombëtarë veror të filmit në Durrësit, ku filmat të cilët do të marrin pjesë në të, pas shfaqjes së premierës do të jepen edhe në kinemanë e arkivit të filmit, në Tiranë.