E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr, në Borsh të Sarandës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Borshit në Sarandës, pasditen e sotme.
Flakët e zjarrit të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur në të gjithë zonën duke vështirësuar fikjen e tyre, por vatra e zjarrit është lokalizuar.
Zjarri ka ndodhur në vendin e quajtur Izuar, ku banorët e kësaj zone po përpiqen për shuarjen e flakëve.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në zonën, ku ka rënë zjarri, por ato nuk ndërhyjnë dot për fikjen e tij për shkak të terrenit të vështirë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri në zonën e Sarandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›