E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i ri i UNMIK-ut, mbërrin në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, ndodhet në Kosovë.
Zoti Zarif, ka përvojë të gjatë, pasi ka qenë zëvendës koordinator humanitar i OKB-së në Bagdad, në vitet 90-të, shef i stafit të misionit ndihmës të OKB-së, në Irak dhe më vonë veproi në misionin e OKB-së në Sudan.
Ai ishte diplomat karriere në Afganistan dhe ka shërbyer si zëvendës ministër i jashtëm. Zarif ka studiuar drejtësinë, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e drejtësisë dhe të shkencave politike në Universitetin e Kabulit.
UNMIK-u njofton se prej datës 20 gusht 2010, ai ishte Drejtor i divizionit për Evropë dhe Amerikë Latine në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›