Terrori
Leximi i ngjarjeve qe prodhuan dy data te janarit 21 dhe 28 kane vetem nje emer terror. Ne te dy datat njerezit ndalen kemben te dalin ne rruge mbyllen dyqanet prinderit priten me frike femijet te ktheheshin nga shkolla per here te dyte ambasada amerikane lajmeron qytetaret e vet te mos dalin ne rruget e kryeqytetit ndersa qytetaret e Tiranes e ndien vete friken ndaj dhe u vetembyllen Kjo psikoze frike quhet terror po nga kush Politika do te jete pergjigjja e pare ngjarjet qe prodhon politika shqiptare. Sigurisht terrorin prej politikes e presim ashtu sic ndodhi me lsquo44 kur Enver Hoxha per te ardhur ne pushtet perdori friken mbi popullin por jo individin.
Kjo ishte arma e pare psikologjike qe donte te vriste brenda shqiptareve ta rrenonte psikologjikisht ti jepte tension jetes ti hiqte mendimin per te menduar i lire per te gjykuar me vetedije duke asgjesuar ne menyre te dhunshme cdo alternative tjeter. Keshtu shtroi rrugen per sistemin e tij paranojak duke vrare te pafajshem ne emer te sigurise se pushtetit se dikush po e kercenonte me vdekje ate dhe popullin dhe ndaj duhej mbrojtur. Pas kesaj krijoi tensionin terrorin qe i hap rruge pushtetit te dhunshem. E njejta arsye na shtyn te mendojme dhe aspak ndryshe se si Rama me 21 janar brenda 24 oreve i beri shqiptaret frenetike u zbuloi instinktin e kafshes barbarise deri ne vrasje me njeri-tjetrin. Lufta civile qe shkaktoi Enveri duke ndersyer shqiptaret me njeri-tjetrin me te njejtin qellim u arrit vrasje ne emer te nacionalizmit ne emer te popullit te zemeruar Jane tipike parulla diktatoresh te dhunshem per pushtet.
Po ne emer te ketij u shperfill u zhduk fare mendimi tjeter zeri i intelektualeve te lire asaj plejade te viteve lsquo30-lsquo40 qe kishin lajmeruar per nje dekade mbi cdo shenje te komunizmit kur niste terrori dhe cetat terroriste. Te njejten cete pame me 21 janar te njejten cete te gatshme per terror qe mblidhen si heronjte komuniste te ndihmuar nga traktet mediatike.
Paranoje eshte dhe kjo ndjesi qytetare por ndryshe nga plejada e viteve 30 te cilet e perhapnin mendimin e tyre ne pikat me te dobet te shqiptareve qe ishte vetedija dhe psikologjia gjendja mentale sot keto mungojne krejtesisht prej elites shqiptare. Kur ka me qindra organizata joqeveritare per lloj-lloj semundjesh patologjike e psikologjike per sensibilizimin e ndjenjes qytetare per te drejtat e njeriut per hakmarrje e gjakmarrje eshte e pashpjegueshme pasiviteti per ta lexuar te pakten situaten. Ndoshta presin dhe keto OJQ buxhetin e 2011-s si nga brenda dhe nga jashte per te bere projekte e programe se si te rehabilitohen shqiptaret. Nje aktore e njohur ne pamundesi per te ngritur zerin e permend shpesh me vete se ketu eshte nje spital psikiatrik. Ndersa per te huajt keto situata ne Shqiperi i bejne heronj per tiu mburrur bashkatdhetareve te tyre se po jetojne si Afganistan.
Terror kane dhe ata sic paten gjermanet e amerikanet dhe anglezet e viteve lsquo44 te cilet e lane Shqiperine ne vetizolim.
Per ta vertetuar kete terror mjafton te shikojme pas qysh ne vitet e para te diktatures pasi u mboll terrori erdhi kosa qetesia e rreme qe i futi shqiptaret ne gjedhe ne zgjedhe brenda gardhit.
Pas asaj lufte frenetike per te mbjelle terror politik tek shqiptaret me 21 janar ne rrezik per te prodhuar nje lufte civile me 28 janar pame ekstremin qetesine e rreme. Njerezit u rreshtuan tamam si ne diktature u futen ne gardh. Qytetaret u diktuan te mos e kalonin gardhin po te benin homazh te detyruar. U krijua nje shtet brenda pushtetit te Edi Rames. Leximi i homazheve sic u komentua nga mediat kishte nje medalje populli i thirrur nga Rama diti te lexonte urdhrat e tij Vetem vdekja u respektua ne gjithe kete qetesi te rreme njesoj si ne diktature. Brenda 24 oreve Rama arriti te realizonte paranojen e tij te krijonte skenen sikur do ta vrisnin ate personalisht. Por njekohesisht te krijonte dhe ngjarjen me te paturpshme te frikshme dublimin e sigurise se shtetit. Njerezit me shirita te verdhe po dublonin policine. E frikshme kjo brenda nje shteti ne emer te sigurise. Te futesh ne gardh 6 mije vete ti vendosesh dy rreshta me njerez me shirit te verdhe ne krah mu perpara pozicionit te policeve ishte terrori i dyte i palexueshem por qe klith per vetedije.
Demonstratat kane lirine e tyre qytetaret kane ndjeshmerine personale qe nuk perputhet me asnje lloj pushteti. Ndersa Rama artikulonte ne nje interviste per nje nga televizionet se mesuesit kane nevoje per politiken mjeket kane nevoje per politiken mediat kane nevoje per politiken tregtaret kane nevoje per politiken etj. - keto jane krejtesisht absurde dhe provokojne serish terror te palexuar. Modelet demokratike te nje vendi prodhojne individe te lire me mireqenie ekonomike te lire per tu arsimuar pa pasur nevoje per politiken Shteti dhe qeveritaret biblikisht jane sherbetore dhe jo politika por e kunderta politikanet kane nevoje per individin e forte.
Ne te kundert mbillet terrori dhe pushteti. Tashme shenjat e diktatures i lexojme me mire se cilido vend tjeter. Jo vetem se kemi nje trashegimi kulturore te mendimit mohuar nga komunizmi qe te mbush me vetedije e ndergjegje por historia e 50 vjeteve te diktatures dhe e ketyre 20 vjeteve ne perpjekje per te mberritur ne liri ka krijuar te pakten filtra te forte psikologjike per te kuptuar kur terrori na troket ne dere. Ky eshte lajmerim per diktature sistem jashte demokracise.
Qytetari