Filtër artistik i jetës
Intervistë me shkrimtaren Diana ÇULI
Konceptimi popullor e lidh suksesin e një vepre me mesazhin që ajo jep, me një moral që duhet të diktojë, me atë që është e drejtë dhe e padrejtë. Kjo është e dukshmja. Shumë “kryevepra” që tanimë janë harruar krejt, në një periudhë të caktuar janë quajtur të tilla, sepse i bënin jehonë një morali të caktuar, që më vonë nuk është konsideruar si pozitiv. Në të vërtetë, letërsia vetë i ngre këto pyetje. Ajo gërmon pa u lodhur dhe pa prerë, që ditën që është hedhur rreshti i parë letrar nga i pari shkrimtar i kësaj bote, pikërisht në bazën e asaj që për një çast quhet moral dhe në tjetrin jo, që për një grup njerëzish ky moral është i drejtë dhe për të tjerë jo. Ajo kërkon psetë, hedh dyshime, nxit debatin mendor. Këtu qëndron dhe pavdekësia e letërsisë.
Leximi është bërë shqetësues jo vetëm për ne, po për të gjitha shoqëritë. Ka filluar që me zhvillimin e kinemasë, me futjen e televizionit në çdo shtëpi, së fundmi dhe më tronditësi – me përhapjen e internetit. Njerëzit e plotësojnë nevojën e tyre për ushqim shpirtëror më lehtë përmes filmit, televizionit dhe orëve në kompjuter. Por analistët e këtyre dukurive nuk vënë alarmin e vdekjes së letërsisë. Libri është bërë më i çmuar, më elitar, kërkesa ndaj tij më e lartë. Ndoshta në këtë kontekst të ri, dalëngadalë, do të shpëtojmë nga grafomania dhe jo çdokush do kujtojë se mund të shkruajë një libër. Mendoj se komplekset, të cilat është e nevojshme që të shmangen, i kanë më shumë lexuesit.
Letërsia dhe filozofia janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Letërsia trajton, pak a shumë, të njëjtat çështje që trajton dhe filozofia: ekzistencën, qenien, kufirin e brishtë dhe shpesh të pashqueshëm mes së drejtës dhe të padrejtës, kuptimin e jetës, të dashurisë, të vdekjes, të raportit midis tyre,unin, sjelljet e individit, të grupit, rrethanat, psetë e shumë çështjeve të tjera ekzistenciale e shoqërore. Nuk mund të ketë një kryevepër, një vepër të mirë letrare – se kryeveprat janë shumë të rralla – pa një fill filozofik të caktuar që ta përshkojë. Ndryshimi qëndron se, në një tekst të mirëfilltë filozofik, përdoret terminologjia përkatëse, ndërsa në një vepër letrare boshti filozofik mishërohet përmes lëndës letrare.
Si mendon shkrimtarja Diana Çuli, ç’raporte ekzistojnë mes përvojës jetësore të një krijuesi dhe veprës letrare?
Padyshim që ka një lidhje të rëndësishme. Vepra letrare është, në njëfarë mënyre, filtër artistik i jetës. Po të përpiqemi ta konkretizojmë me anë të pikturës, mund të themi, për shembull, se në kuadrin e një piktori të famshëm shohim një qiell jeshil dhe një hënë krejt të kuqe. Ne nuk mendojmë se ai ka shpikur gjithçka. Qielli ekziston dhe hëna po ashtu, por në realitet nuk ka qiell jeshil dhe as hënë flakë të kuqe. Por ai i interpreton nëpërmjet ngjyrës, dritëhijeve,sipas mënyrës së tij, sipas shikimit të tij. Kjo ndodh pak a shumë dhe me letërsinë. Letërsia, shpesh, e ka zanafillën te ngjarje që kanë ndodhur. Ne nuk e dimë nëse në të vërtetë Akili dhe trojanët janë sjellë me njeri-tjetrin siç na i përshkruan Homeri,se kanë shkëmbyer fjalët që ne lexojmë te Iliada, por, nga ana tjetër, dimë se ka patur një luftë të Trojës dhe se grekët ishin sulmuesit. Ne, lexuesit e asaj vepre letrare, nga të parat e botës, perceptojmë atmosferën, ndjesitë, mendimet, vuajtjet dhe gëzimet e atyre njerëzve, mënyrën se si jetonin. Po ashtu, Bibla dhe Dhjata e Re, që kanë pothuajse strukturë romani, përçojnë personazhe dhe filozofi të kohës. Mjeshtëria e atyre që i kanë shkruar, qëndron te përjetësia.
A mund të kemi një vepër të mirë, kur mungon përvoja jetësore?
Edhe mund të kemi. Në art nuk ka asgjë të pamundur, sepse ai, në thelb, është abstragim. Shkrimtarët e artit për art, të kullës së fildishtë, që i anatemonin gjatë kohës së realizmit socialist, kanë shkruar vepra të mrekullueshme, ndonëse nuk ishin dhe aq të lidhur me jetën e përditshme. Ndodh që një talent i madh nuk ka shumë nevojë për detaje të panumërta jetësore, ai di të krijojë një vepër të madhe edhe me pak elementë, sepse, përveç talentit ka forcë të veçantë analize dhe përgjithësimi. Oskar Wilde ishte një shkrimtar “salloni”, e mbyllën dhe disa kohë në burg, por vepra e tij është jashtëzakonisht e bukur dhe e fuqishme.
A ka faktor kyç që të ndikojë në ardhjen e një kryevepre?
Nuk besoj se ka faktorë të tipit socialë apo ekonomikë. Ka ndodhur që vende të varfëra të kenë nxjerrë shkrimtarë që kanë shkruar kryevepra, siç ka ndodhur shekullin që sapo kaloi në vendet e Amerikës Latine. Ndërsa një vend që është në krye të listës për zhvillim shoqëror, ekonomik, kulturor, demokratik si Franca, për shembull, sot për sot ka shkrimtarë shumë të mirë, por jo nivele si Sartri apo Kamyja, që bënë epokë në vitet kur shkruan. Mund të dalin shkrimtarë të mëdhenj në kohë diktature, si ka ndodhur tek ne. Mund të ndikojë fort një jetë e vrullshme dhe me prirje të forta zhvillimi, siç ka ndodhur me letërsinë në SHBA,tepër e pasur në përvoja jetësore dhe tepër cilësore. Po nuk ka receta. Mendoj, e kjo është subjektive, se te shkrimtari ndikon dhe fryma e shoqërisë ku ai jeton, një lloj tradite shpirtërore,atmosfera, formimi i tij. Po të gjitha këto janë shumë relative. Çdo kryevepër është një rast më vete, që duhet studiuar si i tillë.
Sa shqetësues është mosleximi në ditët e sotme dhe a ka rrezik për një “vdekje” të letërsisë?
Eshtë shqetësues jo vetëm për ne, po për të gjitha shoqëritë. Ka filluar që me zhvillimin e kinemasë, me futjen e televizionit në çdo shtëpi, së fundmi dhe më tronditësi – me përhapjen e internetit. Njerëzit e plotësojnë nevojën e tyre për ushqim shpirtëror më lehtë përmes filmit, televizionit dhe orëve në kompjuter. Por analistët e këtyre dukurive nuk vënë alarmin e vdekjes së letërsisë. Libri është bërë më i çmuar, më elitar, kërkesa ndaj tij më e lartë. Ndoshta në këtë kontekst të ri, dalëngadalë, do të shpëtojmë nga grafomania dhe jo çdokush do kujtojë se mund të shkruajë një libër.
Po raportet e moralit me letraren si qëndrojnë?
Kjo është një pyetje e ndërlikuar. Konceptimi popullor e lidh suksesin e një vepre me mesazhin që ajo jep, me një moral që duhet të diktojë, me atë që është e drejtë dhe e padrejtë. Kjo është e dukshmja.
Shumë “kryevepra” që tanimë janë harruar krejt, në një periudhë të caktuar janë quajtur të tilla, sepse i bënin jehonë një morali të caktuar, që më vonë nuk është konsideruar si pozitiv. Në të vërtetë, letërsia vetë i ngre këto pyetje. Ajo gërmon pa u lodhur dhe pa prerë, që ditën që është hedhur rreshti i parë letrar nga i pari shkrimtar i kësaj bote, pikërisht në bazën e asaj që për një çast quhet moral dhe në tjetrin jo, që për një grup njerëzish ky moral është i drejtë dhe për të tjerë jo. Ajo kërkon psetë, hedh dyshime, nxit debatin mendor. Këtu qëndron dhe pavdekësia e letërsisë.
Ndërsa me filozofinë ç’lidhje ka letërsia?

Cilat janë komplekset që duhen shmangur nga krijuesit, sidomos nga ata shqiptarë?
Mendoj se komplekset i kanë më shumë lexuesit. Vini re si thonë shitësit e librarive: lexuesit nuk duan autorë shqiptarë, se kanë paragjykim. Dëgjova një ditë në TV një këngëtare të njohur, që mburrej se nuk kishte lexuar asnjëherë letërsi shqipe. Kjo hyn te komplekset ndaj të huajve, prej të cilëve ne shqiptarët nuk jemi çliruar ende. Eshtë dhe një lloj paditurie e mungesë kulture.
Një pyetje, që vazhdimisht u bëhet të intervistuarve të rubrikës sonë... A duhet që shkrimtari ta thotë krejt të vërtetën në veprën e tij autobiografike?
Kjo është çështje personale. Dikush shkruan një autobiografi se dëshiron të thotë disa gjëra, varet si i sheh, në cilën optikë. Një tjetër të njëjtën ngjarje e interpreton ndryshe. Kështuqë dhe puna e së vërtetës rezulton relative, subjektive. Jam e mendimit se do ishte më mirë që biografinë e shkrimtarit ta shkruajnë të tjerët e jo ai vetë, por edhe këtu nuk ka rregulla. Mbi të gjitha shkrimtarit i mbetet vepra. Për të ajo është më e rëndësishme se sa jeta që ka bërë.
14 Prill 2008