Finale ëndrrash, Argjentinë-Brazil

Argjentinë-Brazil: një finale ëndrrash, e denjë jo vetëm për Kupën e Amerikës, por edhe për një Kampionat Botëror. Argjentina mundi pastër Meksikën me rezultatin 3-0 për të qenë finalistja e dytë e edicionit të 42-të Kupës së Amerikës. Golat për formacionin e Alfio Baziles u shënuan nga Heince (44'), Mesi me një kryevepër (60') dhe Rikelme nga pika e bardhë e penalltisë (64'). Për herë të fundit Argjentina dhe Brazili diskutuan finalen e vitit 2004, në Peru, ku brazilianët e fituan trofeun nga gjuajtjet e penalltive. Argjentina e ka fituar 14 herë Kupën e Amerikës, ndërsa Brazili 7 herë, duke qenë edhe kamioni në fuqi. Meksika do të luajë për vendet 3-4 me Uruguain, takim i programuar për ditën e shtunë. Argjentina - Meksika Uruguaji - Brazil Penalltite