Futboll/ Zgjerohet skandali i basteve ne Itali
Baste dhe pastrim parash; në Itali vazhdojnë skandalet që lidhen me futbollin. Pas Kremonës dhe Napolit, tashmë hetimet kanë nisur edhe në Prokurorinë e Barit. Pokurorët po mbledhin fakte rreth një çështjeje ku përfshihet klanin mafioz, Parizi, që nëpërmjet agjencisë “Paradise Bet” në Angli pastron paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme.
Klani ka tentuar të ndikojë në mënyrë direkte në 4 ndeshje të Barit dhe për këtë arsye ka kërcënuar disa lojtarë të skuadrës. Ndeshjet e dyshuara, ku ka pasur një fluks anormal bastesh, janë Bari- Livorno 4-1, e luajtur në nëntor 2010 për Kupën e Italisë, si edhe tre takime të Serisë A: Bari-Kievo 1-2, Parma-Bari 1-2, Bolonja-Bari 0-4. Momentalisht në hetim janë dhjetë persona, mes të cilëve mendohet se në listë edhe futbollistë, që gjatë sezonit të kaluar kanë zhvilluar një numër të madh bisedash telefonike me eksponentë të klanit mafioz.
Ndërkohë, dyshime ka edhe për ndeshjen Siena-Lacio të katër viteve më parë. Hetuesit janë të bindur, se në një moment të ndeshjes, Paolo Negro i ka bërë shenjë disa prej lojtarëve lacialë. Kievo po barazonte 1-1 me Katanian, ndërsa Sienës i nevojitej fitorja për të mbijetuar në Serinë A. Në minutën e 86-të e ndeshjes, befas Negro e sheh veten të lirë në qendër të mbrojtjes dhe shënon golin që dënoi Kievon dhe shpëtoi Sienën. Të paktën deri më sot, pasi ajo ndeshje e sezonit 2007-2008 ka përfunduar në qendër të furtunës dhe historia mund të rishkruhet.