Lacialet kunder Canes mediat mendojne divorcin
Paraqtitet e vështirë situata për futbollistin shqiptarë Lorik Cana. Performanca e djeshme e mesfushorit në Ligën e Europës, ku Lacio ka barazuar 0-0 ndaj rumunëve të Vasluit, ka irrituar tifozët lacialë, të cilët e quajnë blerje të dështuar kapitenin e Shqipërisë. Mediat italiane aludojnë largimin në janar.
Është dukur një aventurë e bukur gjatë muajve të verës, transferimi i Lorik Canës nga skuadra e Gallatasarajit në Turqi, tek Lacio në Serinë A. Por tashmë historitë duken vërtetë ndryshe. Për të përkeqësuar marrëdhëniet e kapiteni të përfaqësues kuqezi me tifozët “çelestë” është bërë shkak pikërisht ndeshja e fundit në Ligën Europës, teksa Lacio ka barazuar 0-0 ndaj Vasluit në Rumani, duke komplikuar situatën në grup. 5 pikë për lacialët në klasifikim, së bashku me kundërshtarin e fundit, Vasluin, ndërsa kryeson Sportingu i Lisbonës, me 9 pikë. Cana është aktivizuar 90 mintua titullar mbrëmjen e së enjtes, por duket se performanca e tij ka marrë një “dush të ftohtë” në përfundim të sfidës. Tifozët e shumtë lacialë kanë nisur sulmet ndaj mesfushorit shqiptarë, duke e konsideruar një blerje të dështuar. Ndërsa në rrjete të ndryshme sociale në internet ka filluar “lufta”, pasi fansët shqiptarë i dalin në krah idhullit të tyre, ndërsa lacialët arrijnë të ofendojnë jo vetëm cilësitë e Canës, por edhe kombësinë e tij.
Por jo vetëm kaq. Shtypi italian aludon për një “divorc” në janar. Në “pole-position” ndodhet ish-ekipi i tij, Olimpiku i Marsejës, që sipas një sondazhi kanë preferuar të rikthejnë ish-kapitenin e tyre, një lider gjatë viteve 2005-2009 dhe një idhull për marsejezët. Sipas gazetës “Corriere della Sera”, shifra prej 1.7 mln euro në sezon është e lartë dhe e rrezikshme, për një futbollistë që ndaj Vasluit flitet se ka pasur provën e fundit. Tashmë duket se “dimri” në qytetin e Romës, do të jetë vërtetë i ftohtë për mesfushorin shqiptarë që duket pranë largimit nga skuadra e Lacios.