E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Euro2012, Berisha: Kur mora vesh që Rama ishte me Italinë, e dija rezultatin e ndeshjes

02-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e cila nisi jo si zakonisht me trajtimin e tematikave politike, por hapësirë iu dha ndeshjes së mbrëmshme mes Spanjës dhe Italisë, për trofeun e Euro2012. Berisha tha se për të, ishte ndeshja më e bukur që kishte parë ndonjëherë. “Para se të kalojmë në problemet thelbësore, nuk mund të mos them dy fjalë për ndeshjen e mbrëmshme, e cila ishte një eveniment botëror për futbollin, ishte botëror sepse përballeshin mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë. Majlinda, nuk e prisja të të kisha në mbledhje sot nga dëshpërimi. Ajo që të bën përshtypje është se aty ku rrija unë në tavolinë, vetëm Fabiani ishte me Spanjën. Por, në atë lojë, për mua, se unë nuk shoh shumë, ishte loja më e bukur që kam parë në jetën time”- theksoi kryeministri. Të rinjtë që po ndiqnin ndeshjen, tha ai, u bënë të gjithë me Spanjën gjatë pjesës së dytë. Në vlerësimin e kreut të qeverisë nuk munguan as ironitë. Ai tha se kur mori vesh që Rama ishte me Italinë, e kuptoi se cili do ishte rezultati i ndeshjes pa nisur...
“Pjesën e dytë u bënë të gjithë me Spanjën. Jo se tradhtuan Italinë, nuk i rezistuan dot lojës të papërsëritshme. Në fillim të ndeshjes më vjen mesazhi direkt nga stafi i Edi Ramës. Rama thotë e deklaroi se është me Italinë. E mora vesh rezultatin sapo e tha. Më thanë me kë je ti, unë jam me atë që fiton. Më të bukurën e thotë Fabiani, pasi loja po përfundonte, u thotë shokëve që fituesi i merr të gjitha. Kurorë futbolli si kjo kohërat nuk mbajnë mend. Majlinda mbeti më e dëshpëruara”- u shpreh më tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›