E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, reagon Kryeministri Berisha: Rama s‘do ligje, por "prerje kokash"

02-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha i kushtoi rëndësi gjatë mbledhjes së grupit të PD, reformës zgjedhore dhe diskutimeve për të. Ai shprehu dëshirën që reforma të përfundonte brenda afatit kohor, ndërsa akuzoi të majtët se nuk duan një gjë të tillë. Sipas kreut të qeverisë, lideri i opozitës nuk do ligje, por koka të prera, siç tha ai.


“Vazhdojnë kontaktet midis palëve, uroj që ky proces të përfundojë në datën e caktua, por dëshiroj të informoj qytetarët se gjatë 5 muajve punë intensive që ka bërë komisioni i reformës zgjedhore, pala jonë në këtë komision i ka njohur, ka pranuar e respektuar iniciativën e propozimit të opozitës, kërkesë kjo që në fillim e opozitës. Shpresojmë që palët të arrijnë në përfundimin sa më të shpejtë, brenda afatit dhe votimin e saj në parlament. Unë e garantoj PS se ne kemi vullnet të plotë ta finalizojmë këtë reformë në përputhje me direktivat e ODIHR. Por, përballemi me një fenomen të veçantë, është unik, këta s’kërkojnë ligjin, por kokat në tepsi. Në çdo rast, kreu i PS sulmon dhe demonizon në mënyrë të papranueshme kreun e KQZ. Nëse merrni sulmet që i bën ai Ristanit e Bashës, ju garantoj se to të Ristanit janë më të mëdha. Nuk i bindi Ristani qytetarët e Tiranës, ishte Lulzim Basha. I them zotit Rama mos u merr me koka, por me ligje. Ristani, është një nga personalitetet më të shquara dhe ekuilibruara të vendit”, tha ai.


Berisha u shpreh më tej se në politikë nuk mund të jesh ultimativ, prandaj u shpreh se ai është përsëri i hapur ta takojë Ramën për Reformën Zgjedhore, me qëllim, që sic tha ai, të mos pengohet procesi i reformave.


“Jam i gatshëm ta takoj për reformën, nëse ka dyshimin më të vogël tek qëndrimi i sinqertë i yni dhe tek vendosmëria për ta zgjidhur problemin, nuk na shkon të merremi me sulme personale. Duhet të qendrojmë jashtë demonizimeve dhe kokave të prera në tepsi. Nuk mund të bllokosh shqiptarët”- deklaroi më tej kryeministri.


Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur, sot ditë historike për Kosovën


Kreu i qeverisë tha gjatë mbledhjes se sot është një ditë historike për Kosovën e gjitha shqiptarët, pasi në Vjenë po diskutohet për heqjen e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.


“Sot ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, sot në Vjenë komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës vendosin për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Natyrisht është një moment mirënjohje për ata që mbështetën autoritetet e Kosovës. Vlerësim maksimal për qytetarët e Kosovës. Akt madhor besimi i paprecedentë që kanë treguar për shtetin e Kosovës. Mirënjohje ndërkombëtarëve dhe dëshirës ë tyre, për ta kthyer Kosovën një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Përshëndetjet më të përzemërta, më vëllazërore qeverisë së Kosovës, që në një hark të shkurtë kohor bëri të mundur që vendi i tyre të marrë këtë besim, kjo arritje madhore. Shqipëria është dhe do mbetet e vendosur për bashkëpunim të gjithanshëm. Mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit”- tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›