E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Kupës është Tirana-Flamurtari

 

Flamurtari falë golit të Devis Memës në barazimin 1-1 ku-ndër Shkumbinit në Peqin dhe fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Vlorë (gol i Beagajt). Flamurtari u kualifikua për herë të 11-të në finalet e Kupës së Shqipërisë, por gjyqtari i njohur italian Gabriele Gava, u detyruar ta mbyllte takimin e kthimit të njërës prej gjysmëfinaleve së Kupës së Shqipërisë, dy minuta përpara kohës së rregullt për shkak se tifozët peqinas goditën me sende të forta një prej anësorëve italianë, duke rikthyer kohët e vjetra edhe pse "bilbil" ishte një gjyqtar i huaj. 25-vjeçari Klement Xhyra shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë golin e ëndërruar nga Shkumbini, duke i çuar ekipet në pushim të ndeshjes me rezultatin 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-1. Por, në minutën e 56-të, sulmuesi korçar i Flamurtarit, Devis Mema barazoi shifrat në 1-1 e duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-1 në favor të vlonjateve. Situata degjeneroi në fushë dhe gjyqtari italian Gava, i pari arbitër i huaj që ka gjykuar në Peqin, mbylli takimin dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit 1-1, por edhe eliminimin përfundimtar të Shkumbinit. Stafi teknik i Shkumbinit e konsideroi tendencioz gjykimin e treshes italiane, të paguar nga Flamurtari. Falë golit të zëvendësuesit Jetmir Sefa në minutën e 104-t, Tirana zuri vend për herë të 21-të një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke "hequr qafe" fituesen në fuqi të këtij kompeticioni, Vllaznisë (1-0), pas 210 minutave dramatike, përfshirë edhe takimin e parë në "Loro Boriçi" (0-0) dy javë më parë. Koha e rregullt përfundoi sërish 0-0, ashtu si në Shkodër dy javë më parë, dhe skuadrat iu drejtuan shtesave, por ka kapitenët e tyre, Devi Muka i ka vendin Jetmir Sefës, ndërsa Vioresin Sinani u zëvendësua me Xhevair Sukajn. Sulmuesi Daniel Xhafa krosoi nga e djathta e sulmit bardheblu për nigerianin Abraham, ky i fundit goditi drejt portës, topi u përplas në trupin e një mbrojtësi të Vllaznisë, mbrojtësi i Tiranës këmbënguli sërish dhe në tentativën e dytë me kokë e dërgoi topin te zëvendësuesi Jetmir Sefa, i cili në mënyrë cinike e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 104-t. Tirana në finale do të përballet me Flamurtarin, dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë, teksa statistikat e tri përballjeve të tyre flasin me ngjyrat bardheblu: tri finale të diskutuara midis tyre në 1983, 1984 e 1996, të tria të fituara nga Tirana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›