E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja per femra bjellorusja Azarenka triumfon ndaj ruses Sharapova

Viktoria Azarenka ka triumfuar në Turneun Master Series të tenisit për femra, duke mundur në finale tenisten ruse Maria Sharapova. Bjellorusja, e cila fiton për të dytin vit radhazi trofeun e kompeticionit që zhvillohet në Florida të Amerikës, ka dominuar në dy sete (6-1 6-4) ndaj ish-numrit një të botës për tenisin për femra.

Sharapova, e cila vazhdon të vuajë formën e saj jo të mirë që nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, zhvilloi një lojë të dobët duke regjistruar 43 gabime në finalen e turneut amerikan. Azarenka do të tregohej shumë e saktë me goditjet e saj që në setin e parë të ndeshjes duke e mbyllur atë me avantazhin e thellë 6-1.

Rezistenca e Sharapovës në setin e dytë nuk i ka mjaftuar ruses, e cila përsëri ka vuajtur saktësinë e kundërshtares së saj. Azarenka do të dominonte serish duke e mbyllur setin e fundit në shifrat 6-4 dhe në të njëjtën kohë ka siguruar trofeun në Turneun Soni Erikson Open, për të vitin dytë radhazi. Një sukses i rëndësishëm për tenisten bjelloruse, e cila është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes botërore të tenisit për femra.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›