E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati hollandez Tuente ne vendin e pare pas fitores me PSV Eindhoven

Tuente është ngjitur në vendin e parë të kampionatit hollandez të futbollit pasi ka mundur 2-0 rivalët kryesorë në garën për titullin kampion PSV Eindhoven. Kjo e fundit kryesonte që në fillim të sezonit tabelën e renditjes, por i ka dhënë fund dominimit të saj në javën e 29-të.

Dy gola të sulmuesit Jansen në pjesën e dytë i kanë dhuruar suksesin Tuente, e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Hollandë.  Ndeshja ka nisur e shpejtë, ndersa vendasit do t’i afroheshin të parët golit me De Jong. Topi i goditur nga mesfushori do të ndalej thuajse mbi vijën fatale nga mbrojtja, ndërsa ky doi të ishte rasti më i diskutueshëm i sfidës. Pas shumë rastesh të shpërdoruara, rezultati do të ndryshonte në minutën e 62-të.

Jansen do të kthente në gol një penallti të fituar nga Marcelo, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Fitorja e Tuente do të vulosej tetë minuta nga fundi, ndërsa autor i dyfishimit do të ishte sërish sulmuesi suedez. Pas kësaj fitoreje në sfidën e drejpërdrejtë për titullin kampion, Tuente është ngjitur në krye të renditjes së kampionatit hollandez me 63 pikë, dy më shumë se PSV Eindhoven që ka zbritur në vendin e dytë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›