Dita e tete Basha takohet me banoret e njesise nr. 3

Në ditën e 8 të fushatës, kandidati i maxhorancës për kryebashkiak të Tiranës, Lulzim Basha ka qenë në njësinë bashkiake numër 3. Banorët i kanë kërkuar Bashës infrastrukturë rrugore, pastrim, strehim dhe gjelbërim, kërkesa këto në përputhje dhe me taksat që paguajnë. Nga ana e tij, kandidati Basha ka premtuar transaparencë maksimale me taksat vendore, destinacioni i të cilave do të dihet gjithnjë.
“E para për mua është transparenca. Do tregojmë sa taksa mbledhim dhe si i shpenzojme. E dyta, taksat nuk do t’i shpenzojmë për rroga. Paratë duhet t’i rikthehen qytetarit nëpërmjet shërbimeve. Në çdo lagje të Tiranës ne do të ndërtojmë hapësira të gjelbërta për fëmijët. Asgjë nuk ka para jush, para këtyre lagjeve të Tiranës, para halleve dhe problemeve tuaja”. – tha Basha.
Në fund të një dite intensive fushate, në mbrëmje Basha së bashku me bashkëshorten, i është drejtuar teatrit të operas dhe baletit, për të ndjeur premierën e Traviatës.
Elona Gjylmi