E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e PS ne Durres Rama Re terhiqen kusaret e votave

Socialistët kanë çelur fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Edi Rama ka kërkuar votat e durrsakëve duke thënë se kandidati i koalicionit për të ardhmen është e vetmja zgjidhje e problemeve të Durrësit. Rama deklaroi se duke votuar Vangjush Dakon, njerëzit do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga korrupsioni dhe vrasjet.

“Nuk do të lëmë energji pa shpenzuar dhe gurë pa luajtur për ta ndalur këtë rënie të frikshme duke filluar nga vota e tetë majit, kur Durrësi dhe e gjithë Shqipëria duhet të votojnë kandidatët tanë, Partinë Socialiste dhe njëkohësisht me të njëjtën votë duhet dhe do t’i thonë Saliut: Kurrë më!”- tha kreu i PS-së.

Vangjush Dako i cili kërkon një mandat të dytë për të drejtuar bashkinë e Durrësit premtoi vazhdimin e investimeve të nisura pavarësisht pengesave të qeverisë.

“Pushtetit i Saliut  dhe Ferdinandit që nuk njeh historinë dhe Ismail Qemalin është përpjekur me çdo kusht për të na penguar, por ju jeni dëshmitarë të dështimit të tyre sepse Durrësi nuk ndalet më”- tha Vangjush Dako, kandidat për bashkinë e Durrësit.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›