E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat: Deficiti, nen kontroll nga privatizimet Eglantina Nasi



Me nje nivel realizimi prej 197.33% vetem gjate kater muajve te pare te ketij viti, te ardhurat e siguruara prej procesit te privatizimit kane dhene nje ndikim te madh ne financimin e deficitit te brendshem. Nje dukuri e tille bie ne sy po t'u referohemi shifrave te publikuara nga ministria e Financave per realizimin e treguesve fiskale ne periudhen e lartpermendur. Sipas tyre, te ardhurat nga privatizimi kane njohur nje tejkalim te larte te planifikimit vjetor, i cili, ne fakt, per kete ze te buxhetit te shtetit, ka qene parashikuar me vleren e 300 milione lekeve. Por figuron se gjate 4-mujorit, nga privatizimet jane siguruar 592 milione leke, te cilat kane ndihmuar ne nje financim te mire te treguesit te deficitit. Nga ana tjeter, tabela statistikore e Financave, tregon se ky i fundit eshte arritur te mbahet nen kontroll edhe nga nje ecuri e mire e treguesit te huamarrjes se brendshme te qeverise. Kjo e fundit, me nje total te ardhurash prej 12.043 milione lekesh, ka treguar se eshte realizuar ne masen prej 65.04%, ndersa planifikimi vjetor i ketij treguesi figuron te jete ne vleren totale prej 18.515 milione lekesh. E pikerisht, nje progres i tille ka bere qe te mos jete dhe aq e nevojshme huamarrja nga jashte per financimin e deficitit, pergjate muajve te pare te ketij viti. Duke iu referuar serish tabeles statistikore te Financave, huamarrja nga jashte ne kete periudhe ka qene ne vleren prej 3.129 milione lekesh, saktesisht me nje nivel realizimi prej 14%. Ndersa parashikimi vjetor per huat qe do te merren nga jashte, me qellimin e mbajtjes ne kontroll te parametrave te deficitit te brendshem, shenon shifren totale prej 22.348 milione lekesh, gati sa gjysma e ketij treguesi. Gje qe do te thote se nga ana e eksperteve eshte parashikuar qe huat nga jashte, te arrijne te mbulojne rreth 50% te tij. Por, mesa duket, ecuria e huamarrjes se brendshme dhe ajo e privatizimeve, ka bere qe kjo lloj huaje, te jete realizuar me pak sesa planifikimi vjetor per kete periudhe, vetem 14%. Sikunder, nje ndihme modeste duket se ka dhene edhe huamarrja nga vendoret, prej 37 milione lekesh gjate periudhes janar-prill. Te mos harrojme dhe nje depozite te krijuar nga qeveria prane Bankes se Shqiperise, e cila numeron nje total prej -4.071 milione lekesh per kater muajt e pare te vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›