E Shtunë, 31 Tetor 2026

N NJ DIT T ZAKONSHME ME TEODOR KEKON

Njeriun e mire qe me mungon une kam nevoje ta kujtoj jo vetem ne pervjetoret e diteve kur ai erdhi ne jete apo ditet kur ai u largua nga ne. Ashtu sikurse ai vjen heshtur tek une ne ditet e zakonshme tek capitem rrugeve apo meditoj diku i vetmuar ashtu pa terhequr vemendjen dua ta kujtoj permes nje rekuiemi te thjeshte ne nje dite te zakonshme te vitit.

DY POETEuml NJEuml MESAZH

Ai vazhdoi te me fliste dicka por nuk e di pse ato caste fjalet e tij te fundit me zgjuan papritur nje vegim te larget pothuaj te njejte te nje miku tim vite me pare.
Kisha shkuar disa here ne shtepine e shkrimtarit te madh grek Janis Ricos. E kisha vizituar edhe kur gjendja e tij shendetesore ishte renduar shume. Ne viziten e fundme si per ti dhene kuraje i pata thene
Ooo... kesaj radhe te shikoj shume me mire. Me siguri shpejt do te
ngrihesh...
Ricosi i drobitur ktheu syte e tij ngadale nga ana ime dhe nen nje buzeqeshje plot embelsi pati leshuar nje mermerime te lehte
Megjithate jam i kenaqur. Rrojta boll
Mbas pak kohesh Ricosin e percollen kortezhe te pafundme njerezore per ne banesen e fundit. Me nje kuraje te paimagjinueshme te mbuluar nga nje nur i heshtur fisnikerie ai e kishte bujtur vdekjen qetesisht pa u trembur pa u dridhur duke e pare ate perballe drejt ne sy...
Cuditerisht te njejtin qendrim te njejtat fjale ne ato momente kur hija e heshtjes vinte te zaptonte driten e tij kam degjuar ti pohonte qetesisht edhe Dori i vogel sic e therrisja jo vetem une Teodor Kekon.
Cuditerisht ata nuk qene te pakenaqur perkundrazi mirenjohes per vitet e jetes dhe ashtu shkuan.... nen nje tis te lehte buzeqeshjeje dhe melankolie. Ndoshta sepse ata ishin te dy poete... Ndoshta sepse ata ishin dhe mbeten dashnoret me te medhenj te jetes dhe sfidantet me te medhenj te vdekjes qe kam njohur deri me sot... Ndoshta sepse miqte e mi qe nuk u tronditen nga afrimi i fundit te jetes quheshin Janis Ricos dhe Teodor Keko.

PAPRITUR...

Pa pritur nje dite me thane se Dori i vogel ishte shume semure.....dhe jo vetem kaq por edhe ai vete kishte marre vesh gjemen e rende qe e priste
Kisha dy-tri jave qe nuk e kisha pare. Shkova me nje fryme dhe takova nje mikun tone te perbashket per te saktesuar lajmin. Edhe ai me tha se Dori kishte vertet nje tumor te pakurueshem.
U ktheva i merzitur ne shtepi dhe as vete nuk e di se perse dhe per cfare arsye shkova te rafti i librave te ndarja ku une mbaj edhe tani tufen e poezive per te gjetur vargjet qe kisha shkruar per te. Ato qendronin prape atje ne heshtjen e tyre si nje kenge qe do ta punosh e perpunosh perhere e megjithate prape ajo mbetet ashtu e pambaruarhellip
Prita ta takoja sa te kthehej nga jashte nen bindjen se me te nuk do te riktheheshim me te kafja e preferuar as te poetet e njohur aq me pak te humori i tij qe e krijonte aty per aty dhe me te cilin qeshte vete ai i pari tere shpirt me mustaqet e varura gjer nen buzen e poshtme. Fillova te mendoj ato dite si ta prisja dhe cfare ti thosha per te mos i rene ne sy kur te vinte. Krijova disa dialoge ne mendjen time per ta shpene ate larg atyre brigjeve te asaj gjeme qe e priste Do te perpiqesha ta qetesoja dhe ta kurajoja. Ndryshova disa variante disa skenare bisedash pastaj mendoja nje te dyte e nje te trete.
- Eee - thosha ne fund te cdo varianti - eshte kollaj te bindesh nje femije qe te mos besoje te nje enderr e keqe por eshte ironike te genjesh nje burre te mos besoje tek e nesermja
Dhe per cudi ndryshe nga ckisha menduar me Dorin u ndodha papritur balle per perballe dhe krejt rastesisht tek ura e vogel qe te shpie te Blloku. Nuk di pse ate moment u ngertheva nga nje cikne e akullt emocioni u shtanga si perpara nje pamjeje te befte dhe as vete nuk kujtoj se cfare belbezova ato caste. Ne pergjithesi me kane mbajtur per burre te forte per raste te tilla por ja qe isha hutuar dhe tronditur i teri. Dhe si per ti dhene kuraje vetes mermerita Po une sikur do ti jepja kuraje ketij njeriu ....cmender burre jam...
Dori qe me siguri kishte dalluar lekundjen dhe hutimin tim erdhi me perqafoi dhe ... filloi te me ngacmonte ne te njejten menyre si edhe me pare te qeshte ne ate formen tipike te tijen te me shante me te njejtat fjale banale dhe te hapte te njejtat tema bisede te lena dikur pa perfunduar apo ndara ne mendime te kunderta mes nesh ... Me futi krahun dhe ne ecje e siper me tha te shkonin te vendi per te pire nje birre. Rruges vazhdoi te pershendeste kalimtare pa ndaluar duke u folur me nofken e tyre me emrin perkedheles apo u rikujtuar fraza humori - E mo lalke... Ej torobell... Tunjatjeta dotor .... Ore malukat...
Njihte shume njerez dhe e njihnin shume te tjere ... Mberritem te lokali i njohur dhe me te hyre filloi te ngacmoje dhe ta ngacmonin nga te kater anet ne te njejten menyre sikur me te nuk kishte ndodhur asgje.
-O Zot - thashe me vete.
-Ose une ose ky nuk eshte ne terezi Por ka mundesi ky i shkreti nga halli i madh qe i ka rene ne koke.... Sa te kthjellohet ndash thashe me vete do te zbrese ne toke dhe pastaj do te terheqe kembet zvarre ne dheun e trishtimit...
Me keto mendime u ndava ate dite gjysme i hutuar prej tij.
Por per cudi nuk po ndodhte aspak ashtu.
Edhe ne ditet qe pasuan ai vazhdoi te ndiqte te njejtat itinerare te frekuentonte te njejten kafene te ngacmonte me humorin e tij te njejtet personazhe te shante bertiste dhe perqafonte fort dy djemte e tij te vegjel vazhdonte te shkruante tregime te thurte dhe botonte vargje te ndjera por me te vetmin ndryshim te pinte birren e tij ne porcione gjithnje e me te pakta...

SI KOKOSHI MAJEuml PLEHUT

Megjithate nuk di pse isha i bindur se ai nuk do te qendronte aq gjate ashtu perpara asaj gjeme te madhe qe e priste. ndash Do te filloje te bjere ndash thashe me vete - Kane rene burra me te forte ...
Filloi kimioterapine vizitat periodike ne Selanik vajtje ardhjet rropatese lodhjet dhe perpjekjet sfilitese hellip. Per te u nxor edhe nje fond ndihme nga institucionethellip Takoheshim vazhdimisht sa here vinte nga ajo terkuze rrugesh pritjesh vizitash seancash me reze prape kthime... por per cudine time asgje nga ato qe kisha menduar dhe gjykuar nuk provoja te ndodhnin me Dorin e mire. Ai vazhdonte nen nje indiference lakonike te perbuzte kercenimin qe i afrohej nga dita ne dite me prane
Me thane nje dite se gjendja e tij ishte renduar mjaft.
Folem ne telefon dhe per te qene me prane lame te pinim nje kafe tek Europa e tij e preferuar. Shkova pasdite dhe ne oren qe patem caktuar e gjeta ne vendin e tij.
- Si kokoshi maje plehut jam ndash me tha ai mes te qeshures se tij karakteristike duke me perseritur frazen te cilen ia thosha une shpesh kur doja ta takoja tek ai vend. E pyesja ne tel. - Ku je te vendi i kokoshit maje plehut ishte fjala per nje stol te larte prane banakut tek Europa.
- Dreq o pune - thashe me vete porsa e pashe - ky prape atje lart Kokosh
Por nga ngjyra e fytyres se tij ate dite nuk di pse ndjeva se tek ai dicka kishte ndryshuar thelle megjithese ne forme dukej se ishte prape po ai. Dhe ndersa e shihja ashtu te hequr mu kujtuan vargjet e pambaruara per te...

DREKA JONEuml E FUNDIT

Kisha pergatitur qe te nesermen te merrnim grate dhe femijet dhe te shkonim bashkerisht per nje dreke ne Petrele.
U ulem ne nje tavoline nen hijen e dy ullinjve dhe Dori si zakonisht vazhdonte bisedat me humorin e tij te njohur. Nderkohe qe hanim tere uri ne tavolina nje nga femijet filloi te na nxirrte ne fotografi ashtu te shperqendruar sic qeme grate me vete ne boten e tyre dhe ne me vete.
Per nje moment ai sikur u kujtua per dicka u cua me gjithe karrigen e tij dhe u afrua edhe me shume prane meje. I foli vajzes qe mbante aparatin fotografik ne dore dhe i tha
- Bana na bej nje foto me babin
Pastaj nen nje buzeqeshje te kursyer te cilen e kam ende ne syte e mi mermeriti prane veshit tim
- Beje dhe kete foto si kujtim te fundit me mua
Cfare thua mo Je ne terezi- i thashe i hutuar si i goditur papritur nga nje pellembe qe nuk di nga te vjen.
Jam jam ne terezi - me tha ai me ze te ulet qe te mos degjonin grate pak me tej. - Por tani kthe koken nga xhaxhi fotografi dhe mos me shiko mua
Xhaxhi fotografi xhaxhi fotografi ndash ngiti ai perseri zerin dhe vazhdoi te qeshte duke me yshtur edhe mua me berrylin e tij per te me thene qe te qeshja pak ....
Nderkohe qe vajza shkrepte aparatin une nuk di ne se arrita dot te buzeqesh por me siguri duhet te kete qene nje deformim i pakendshem i muskujve te fytyres qe vetem buzeqeshje nuk mund ti thoshin ndoshta vetperdhosje ngerdheshje apo shemtim.
Bravo xhaxhi fotografi Albana ndash tha ai si per te me liruar edhe mua nga ai ngerc i gjate i shemtimit ku kisha mbetur si i shastisur. Pastaj mu kthye perballe fytyres dhe me tha
Shiko miku im une e di se shpejt shkoj ne ate rruge kjo pune nuk ka derman.
Jo ndash ia preva une shkurt.
Po lere o byrazer e di mire une per ku jam nisur ndash Megjithate une nuk e peshtyj fatin ne jemi nga ata qe e njohim mirenjohjen edhe per kaq
U cua me futi krahun dhe filluam te leviznim te dy ne ate bregore ullinjsh.

VARGJET E NJEuml POEZIE

Dikur per te pata shkruar disa vargje per mikun tim. I kisha pare dhe ripare ato me vone. Kisha ndryshuar dhe rregulluar reshta shtuar dhe pakesuar rrokje ndryshuar dhe riparuar rimen e megjithate nuk di pse perhere kisha mbetur i pakenaqur. Ndoshta dicka tjeter kerkoja te thosha per te por e kuptoja se nuk e kisha thene dot. Isha matur tia lexoja vargjet Dorit por isha zbythur pasi e ndjeja qe ato nuk me bindnin dhe aq me pak ate qe vargun dinte ta perkedhelte aq embel. Brenda meje rropatej te shfaqej nje imazh i vagullat te cilit nuk arrija dot tia hiqja mjegullen hellip. Gjithmone kur u rikthehesha atyre vargjeve ndihesha se para tyre isha si nje i munduar dhe i rrezuar nga nje ndeshje qe se kisha fituar kurre.
Cudi prej kohesh une isha aq prane atij njeriu e shihnim njeri-tjetrin ne sy zieshim e qeshnim kundershtonim mendime dhe ide pelqenim dhe adhuronim prirje njerez personazhe pranonim dhe kundershtonim levizje dhe ngjarje binim ne mendime dhe veshtronim heshtjen flisnim per pranveren dhe pijet poete poezi vargje dhe piktore une njihja shijet rebelimin banalitetet dashurine miresite dhe emocionet e tijhellip
.... E megjithese dija kaq shume me dukej se dy vargje per te nuk mund ti gatisjahellip. Sdi pse mendoja se e gjeja ate ne nje varg dhe ai papritur me shfaqej ne nje vend tjeter. Kenaqesha se kisha qelluar ne shenje me nje fjale dhe papritur Dori dilte me nje profil te ri.... Dikur diku i lashe vargjet ashtu I trishtuar me sa duket kisha pranuar sfiden e ndeshkimit nga dimensioni i tij i shumefishte njerezor nga tiparet e tij fluidite qe kurre nuk qendronin ne nje vend. Kisha rendur boll pas tij isha lodhur duke kerkuar si nje piktor te me pozonte pak por asnjehere nuk me kishte qendruar ne nje vend prandaj ndoshta edhe nuk e kishte arritur hellip. nuk mundja me
Poezine e tij e kisha lene ashtu si te paarritur dhe si i pakenaqur nga puna ime.

KEumlTO DITEuml...

Keto dite nuk di pse me erdhi neper mend perseri Dori dhe vetetimthi mu kujtuan vargjet e shkruara mbetur si nje relike e hershme harruar ne sirtaret e kujteses time te shkuar.
Ato ishin atje si vite me pare ne dy faqe te mbushura me fjale te ndryshuara te nenvizuara te shtuara e pakesuara te shkarravitura te prishura dhe prape te ripunuara... mbetur si nje amanet i hershem qe zgjoheshin sa here me vinte dhe me vjen ne mendje Dori.
- E pse te mos e rrefej amanetin-vargjet qe nuk ia thashe dot vete atij Dorit bile tia rrefej ne nje dite te zakonshme Pse duhet te pres pervjetoret per ti thene se vazhdoj ta kujtoj dhe te mendoj per te si atehere kur takoheshim e bisedonim me ore te tera... Per njeriun e mire qe me mungon kam nevoje ne mos cdo dite ne pjesen me te mire te tyre tek capitem rrugeve meditoj brenda heshtjes time apo bisedoj me te tjere.
Prandaj gjykova ta kujtoj mikun tim Teodor Keko ne nje dite fare te zakonshme bashke me vargjet qe gjer me tani kane heshtur

........

Mes buzeve fshehur nen mustaqe
Zbresin ca fjale si mjegull pak tym
I rene mendimesh heshtur ne paqe
Turma mendimesh shtyn ne yxhym

Ne xhepat e tu kriza ka rene
Kacidhe kerkon... e vetme ska mbetur
Ne rruget e dites bakshishe jane lene
Ne birre a raki jane tretur

Se shpirti i yt per dreq u gatua
Pa mure vargoj hierarki
Me miq e armiq ne sofer u shtrua
Engjell rebel i lire.... perendi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›