Ismail Qemali gati zgjedhjet e reja ish-rektori kercenon
Zyrtarisht sipas ligjit te arsimit te larte menjehere pas largimit te rektorit ne universitetet publike behen edhe zgjedhjet e reja. Ne universitetin e Vlores Ismail Qemali zgjedhjet pritet te zhvillohen ne date 23 dhjetor. Paraprakisht do te behen publike kandidaturat do te filloje fushata e ne fund do te jene strukturat drejtuese te ketij universiteti qe do te propozojne. Ne zgjedhje do te marrin pjese edhe monitorues apo vezhgues nga Ministria e Arsimit. Konkretisht ish-rektori Shaska qe prej dy ditesh quhet zyrtarisht i larguar e deri ne date 23 te gjitha kompetencat mbeten ne dore te Eustrat Zhupes.
Menjehere pas korrespondences se Tanush Shaskes dhe ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj ne menyre elektronike ish-rektori ka deklaruar nje lum akuzash lidhur me zgjedhjet e reja ne universitetin e Vlores. Ndersa priten zgjedhje te reja ish-rektori Shaska ka bere nje seri deklaratash akuzash e parashikimesh per Partine Demokratike dhe kryeministrin qe sipas tij nderhyn edhe ne keto zgjedhje.
Ishin paralajmeruar protesta e bojkot mesimi ne Universitetin e Vlores por ne fakt asnjera nga keto nuk ka ndodhur. Nuk eshte zhvilluar asnje proteste e nuk eshte njoftuar per asnje tubim paqesor. Per me shume i vetmi shqetesim i cili eshte bere edhe tema e dites lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve te reja dhe jo me bojkotin e mesimit. Me te rralla kane qene e-mailet dhe korrespondenca mes studenteve krahasuar me dy ditet e para te doreheqjes se rektorit.
SqarimiMinistria e Arsimit ka pranuar doreheqjen e ish-rektorit dhe ka sqaruar se tanime Universiteti i Vlores ne baze te ligjit te arsimit dhe larte dhe ne baze te procedurave qe njeh ligji duhet te zhvilloje zgjedhjet e reja per administratorin e ri te institucionit te larte arsimor. Data e zgjedhjeve eshte vendosur 23 dhjetori. Pavaresisht dashamiresise e formaliteteve ne korrespondencen e Shaskes dhe Tafajt dje ish-rektori ka bere deklarata te ashpra per drejtuesit e rinj te universitetit.
Tanush Shaska i njohur si rektori revolucionar por edhe i konsideruar si drejtuesi qe administronte problemet e Universitetit te Vlores me shume me korrespondence pritet te perfshihet ne politike.
Personalisht dua te falenderoj ministrin per kohen qe e kam njohur dhe per bashkepunimin me te per mbeshtetjen qe i ka dhene Universitetit te Vlores ne hapjen e shume diplomave te reja. Pavaresisht se filozofite tona per arsimin duket se jane totalisht te kunderta gje e cila e bente vazhdimin e punes sime te pamundur une i uroj ministrit Tafaj fat dhe suksese ne punen e tij te veshtire - shkruan Shaska. Tonet e buta te dy diteve me pare jane zevendesuar me lum akuzash.
Ne Vlore kane filluar planet qe universiteti te kthehet ne bastion te PD-se kane filluar perrallat me spiune e diversante. Nese keto 3 vjet me kane mesuar ndonje gje une them se 60-70 e pedagogeve te cilet jane sot ne universitet nuk do te jene aty pas 3-4 muajsh PD-ja do te vendose nje militant ne krye te universitetit dhe gjithe universiteti do te kthehet ne qendren e fushates elektorale per kryetar bashkie te Kollozit - kane qene akuzat e ish- rektorit. Ku e bazoj une kete Sepse fakti qe ne Vlore ka filluar presioni psikologjik ndaj universitetit fakti qe hienat jane hedhur ne sulm dhe se PD-ja po e koordinon kete sulm tregon se planet jane bere me kohe - ka deklaruar Shaska. Sipas tij fakti qe Kryeministri del per te peruruar cdo sokak fshihet e nuk prononcohet kur vjen puna tek ceshtje te tilla madhore tregon se ai e mbeshtet dhe e aprovon kete strategji.