BE te gjeje kurajen, per te mos bllokuar zgjerimin e BE
Nga Tony Barber*
Zgjerimi i BE ne periudhen 2004-2007, nga 15 vende ne 27 te tilla eshte nje vendim per te cilin qeverite e vendeve anetare te BE duhet te ndjehen krenare. Por, kohet e fundit perspektiva e zgjerimit duket e zymte, qofte edhe per shkak te sjelljeve kokeforta qe paraqesin disa prej vendeve aplikante. Per kete duhet mbajtur parasysh manifesti i kryetares se Kristian Demokrateve Gjermane, Kancelares Angela Merkel, qe eshte miratuar si mantra e zgjedhjeve te qershorit per Parlamentin Evropian. Ne te thuhet qe per shkak se zgjerimi i BE kerkon perpjekje te jashtezakonshme, BKD (Bashkimi Kristian Demokrat) perkrah per momentin nje faze konsolidimi, gjate se ciles forcimi i identitetit te BE dhe institucioneve te saj duhet te marrin precedence mbi zgjerimin e metejshem. Sigurisht, qe BKD ben nje perjashtim per Kroacine, pranimin e se ciles nuk kerkon ta vonoje. Por, anetaresia e Kroacise, sidoqofte paraqitet problematike, per shkak se Sllovenia kerkon leshime lidhur me nje mosmarreveshje per kufirin e perbashket detar (me Kroacine). Per kete arsye bisedimet per pranim jane shtyre ne dhjetor. Sigurisht, retorika e rritur nacionaliste ka kufizuar hapesiren per kompromis. Te gjitha vendet e BE e njohin dhe kuptojne shfrytezimin qe Sllovenia i ben statusit te saj si anetare ne BE, por kjo e fundit eshte nje organizate e cila operon mbi baze te konsensusit dhe per kete arsye Sllovenia ka gjithmone arsye. Po keshtu edhe Qipro, apo sic njihet nderkombetarisht Qeveria e Qipros Greke e ishullit te ndare. Qipriotet greke po pengojne procesin e anetaresimit te Turqise ne BE. Ata ne fakt gjithmone ka qene kunder ketij anetaresimi. Jo vetem, por ata e perdorin anetaresine per te perfituar ndaj Turqise ne nje kompromis te mundshem me qipriotet turq per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se ishullit. Per me teper qe ata jane te ndergjegjshem qe Presidenti i Frances, Z. Sarkozy dhe Kancelaria e Gjermanise, Zj. Merkel jane kunder pranimit te Turqise si anetare me te drejta te plota. Ne mbrojtje te pozicionit te tyre, qipriotet greke shenojne edhe prezencen e 30,000 trupave turke ne veri te ishullit. Ne kontrast te plote me kete, nuk ka asnje rrezik ushtarak, per te cilin Greqia heziton te avancoje aspiraten e ish-republikes jugosllave te Maqedonise per t'u anetaresuar ne BE. Ky vend eshte kandidat qe ne vitin 2005, por Greqia kundershton perdorimin e termit "Maqedoni" nga kjo e fundit, me arsyen se nje gje e tille perben rrezik ndaj integritetit territorial, trashegimise kulturore dhe identitetit kombetar. Athina ka penguar fillimin e bisedimeve duke mos dhene konsensusin qe Komisionin Evropian te jape nje opinion nese Maqedonia eshte apo jo i gatshem per anetaresim. Por pergjegjesi nuk ka vetem nga Greqia. Per te demonstruar nje gje te tille, eshte nje episod i cuditshem qe ka te beje me, nga te gjithe njerezit, Aleksandrin e Madh. Udheheqesit maqedonas kane emertuar nje pjese te rruges trans-evropiane veri-jug, Aleksander. Eshte nje menyre per te lidhur udheheqesin e lashte maqedonas, si hero te lidhur me vendin e tyre dhe me shumicen sllave ne kete vend. Kur keto lajme mberrijne ne Bruksel, udheheqesit ketu nuk sesi te mos behen pesimiste. Nuk do te kishte gje me te sigurt se kjo per te zemeruar akoma me teper greket. Shpresat e Bosnje & Hercegovines per ne BE po demtohen nga rivalitetet e brendshme mendje-ngushta te
udheheqesve politik nacionalist. Por, ne rastin e Serbise eshte Holanda qe bllokon rrugen per ne BE. Holandezet duan qe serbet te dorezojne ne Hage Ratko Mlladic, udheheqesin ne arrati te serbeve te Bosnjes, i cili eshte akuzuar per krime lufte te kryera gjate viteve '90. Vende te tjera te BE mendojne qe Serbia ka bashkepunuar mjaftueshem qe te meritoje zbatimin e marreveshjes per stabilizim dhe Asociim, nje hap mjaft i rendesishem per pranim qe Serbia ka ndermarre duke nenshkruar me BE prillin e vitit te kaluar. Por edhe njehere rregulli i konsensusit, na thote qe asgje nuk do te ndodhe nese Holanda, apo 26 vendet e tjera te hapin rruge. Historia e zgjerimit te BE ka treguar se kur kushtet ekonomike ne Evrope perkeqesohen, mbeshtetja politike dhe e opinionit publik per vendet kandidate zvogelohen. Asnjehere qe nga 1945 kushtet nuk kane qene kaq serioz sic jane sot. Por, BE duhet t'i therrase kurajes dhe te mos bllokoje zgjerimin. Vendet e Ballkanit dhe Turqia politikisht jane vende te ndjeshem, ekonomikisht te prekshme, por strategjikisht te rendesishme per Evropen. Nese ato marrin mesazhin se jane te
padeshirueshme, cmimi qe BE do te paguaje do te jete akoma me i madh.
* Publikuar ne numrin e djeshem te "Financial Times"