Spektakli i nje vdekjeje
Nga Qerim Skenderaj
Nje insekt i vockel sa nje pike, ra ne pellgun e kthjellet te burimit dhe i gjithe uji u drodh. U rreqeth nga ngacmimi i nje insekti. Sa i ndjeshem; si te perkedhelej nga nje dore e stervitur te dashuruari.
Rrenqethja krijonte rrathe simetrik me qender insektin-pike.
Dukej sikur vete ai i lindte keta rrathe. Pastaj i rriste me nje simetri te habitshme, derisa i shuante nje e nga nje aneve te pellgut. Perfund, uji qe dilte nga nendheu, prodhonte nje kthjelltesi qiellore qe i theksonte habitshem te gjithe rrathet qe lindnin, rriteshin dhe vdisnin brenda nje kohe, e cila ishte e barabarte per te gjithe.
Ndersa vete insekti vazhdonte te rrinte ne mes te pellgut. Levizte kembet dhe prodhonte rrathe pambarim.
Po mahnitesha duke soditur mrekulline qe me shfaqej perpara syve.
Levizjet e insektit po beheshin me intensive; rrathet me te shpeshte. Vazhdonte te luftonte per t'i shpetuar fundosjes, pa kuptuar asgje per spektaklin e bukur qe po jepte perpara meje. Ai aktor, e une spektator.
I perhumbur pas lojes vura re se levizjet e insektit po beheshin rrotulluese si vete rrathet qe lindte.
Tani vetem sa ishte shtuar nje pike rrethore ne qender, sepse rrathet e tjere vazhdonin te ruanin simetrine, levizjen e njetrajtshme dhe shuarjen anes ujit.
Nderkaq levizjet po beheshin me te ngatheta. Kembet leviznin me ngadale dhe rrathet po beheshin me te rralle.
Megjithate, ishin njesoj te bukur, si me pare. E ruanin akoma largesine dhe kohen e barabarte qe i ndante nga njeri-tjetri.
Natyrisht, cdo shfaqje ka kurben e saj; ulje-ngritjet dhe kulmet. Ja, tani, kurba ishte ne renie.
Ndoshta po pergatitej akti final. Ai qe i ve vulen permbajtjes se nje shfaqjeje dhe vlerave te saj. Eshte akti qe percjelle mesazhin tek spektatori.
Insekti po behej me i rende. Ngadale u mbulua me uje dhe kembet ju prene. Ra ne fund te pellgut dhe qe andej dergoi rrethin e fundit qe u shua pa mberritur tek anet e tij.
U shua njesoj me insektin. Ishte akti i flijimit. Ai insekt u flijua, te zbavitesha une.
E une?!... U argetova me vdekjen e tij...